Ky objekt i arkivit shtetëror ruan dokumentet kapitale të shtetit të Kosovës. Arkiva shtetërore është i vendosur në një objekt të vitit 1977.
Drejtori i këtij institucioni thotë që objekti është në nivel të arkivave të rajonit, dhe lirshëm mund të krahasohet me to.
Ai thotë që për nga numri i materialeve arkivore qëndrojnë gogja mirë. Sipas tij edhe pse arkiva nuk ka jetë të gjatë, aty ka mjaftueshëm përmbajtje fizike.
Në objektin e arkivës është edhe një depo që siç thotë Zyberaj ruhet pasuria e kujtesës kosovare historike .
Sipas drejtorit ky fakt ja vështirson punën arkivit.
Kjo e vështirëson edhe shkallën e sigurisë këtu, një element tejet i rëndësishëm për arkivën.
E një pjesë të materialeve të arkivës për shkak të okupimit gjenden në Serbi.
Ndërkohë, drejtori i departamentit të arkivit e tregon mënyrën se si qytetarët mund të vizitojnë arkivën.
Në këtë hapësirë disa pjesë të dollapeve janë anti/atom në mënyrë që dokumentet e materialet e rëndësishme të shtetit të lihen në vend të sigurtë.
Pavarësisht kësaj, ky objekt ka nevojë edhe për investime të tjera në të.