Kapet në Francë Felicien Kabuga, një nga përgjegjësit për gjenocidin në Ruanda

kapet-ne-france-felicien-kabuga,-nje-nga-pergjegjesit-per-gjenocidin-ne-ruanda

Në kryeqytetin e Francës, Paris, është kapur Felicien Kabuga, një nga emrat që Gjykata Ndërkombëtare Penale (GJNP) e ka mbajtur përgjegjës për vdekjen e qindra mijërave personave në gjenocidin e Ruandës, transmeton KosovaPost.

Në një deklaratë nga Kryprokuroria e Parisit, thuhet se 84 vjeçari Kabuga u ndalua në shtëpinë ku ai jetonte me identitet të rremë në Asnieres-Sur-Seine një nga zonat periferike të Parisit.

I kërkuar prej 25 vitesh, Kabuga u kap në një operacion të zhvilluar nga epiket e xhandarmërisë që lufton me krimet kundër njerëzimit.

Pas procedurave gjyqësore në Gjykatën e Apelit në Paris, Kabuga do t’i dorëzohet Gjykatës Ndërkombëtare Penale për Ruandën (ICTR) të hapur në Kombet e Bashkuara (OKB) për t’u gjykuar për krimet e kryera kundër njerëzimit.

Kryeprokurori i ICTR, Serge Brammertz në një deklaratë tha se “Kapja e Felicien Kabuga, të rikujton se ata që janë përgjegjës për gjenocid ndiqen në mënyrë gjyqësore edhe pas 25 vitesh. Mendimet tona të para duhet jenë me viktimat e gjenocidit të Ruandës dhe me ata që kanë mbijetuar”.

GJNP e mban përgjegjës Kabuga-n për vdekjen e qindra mijërave personave në gjenocidin e Ruandës.

Kabuga akuzohet për financimin e grupit Hutu që kreu gjenocidin.

Në korrik të vitit 1994, Kabuga u strehua në Zvicër dhe pas deportimit nga ky vend ai shkoi në Republikën Demokratike të Kongos. Ndërkohë u shpëtoi operacioneve policore të zhvilluara në kryeqytetin e Kenias, Nairobi, në korrik 1997 dhe në vitin 2003.

 

The post Kapet në Francë Felicien Kabuga, një nga përgjegjësit për gjenocidin në Ruanda appeared first on Rahovecnews.net.