Futbollistët shqiptarë që mund të luajnë sot dhe nesër në Bundesligë

futbollistet-shqiptare-qe-mund-te-luajne-sot-dhe-neser-ne-bundeslige

Sot dhe zyrtarisht, njëra ndërë ligat më të mëdha evropiane rikthehet për ta vazhduar kampionatin e lën në gjysmë.

Bundesliga sot, do të zhvillojë ndeshjet e xhiros së 26-të, kjo pasi pandemia koronavirus, kishte ndërperë aktivitetin sportiv në mbarë botën për 2 muaj.

Ndërkaq, me rifillimin e kampionatit mund t’i shohim në fushën e blertë edhe futbollistë tanë si Valon Berisha, Leon Dajaku e Elvis Rexhbeçaj.

Skuadra e Dusseldorf ku pjesë e saj është mesfushori i kombëtares së Kosovës, Valon Berisha, do ta pret në shtëpi klubin e Paderborn për ta zhvilluar kështu ndeshjen e xhiros së 26 me fillim nga ora 15:30.

Me shumë gjasa do ta shohim në fushë edhe Berishën, që tashmë po kalon në formë fantastike.

Ndërsa, Bayerni nesër me fillim nga ora 18:00 është mysafirë i skuadrës së Union Berlinit e që pjesë e bavarezëve është edhe mesfushori 19 vjeçar Leon Dajaku, ku pritet që në këtë takim të ketë minuta.

Poashtu, nesër në programin e Bundesligës është edhe ndeshja ndërmjet FC Koln dhe Meinz, që fillon nga ora 15:30, ku nga minuta e parë mund ta shohim mesfushorin 22 vjeçar, Elvis Rexhbeçaj i cili po tregon paraqitje të lartë me klubin e ri.

Kujtojmë se këta tre janë futbollistët e parë shqiptarë që fillojnë ndeshjet e rregulluta pas pandemisë.

The post Futbollistët shqiptarë që mund të luajnë sot dhe nesër në Bundesligë appeared first on RahovesNews.