Elshani: Mburrja e qeverisë më shkurtimet gjatë 100 ditëshit janë mashtrim e populizëm

elshani:-mburrja-e-qeverise-me-shkurtimet-gjate-100-diteshit-jane-mashtrim-e-populizem

Elshani vë në dukje çështjen e zv/ ministrat duke thënë që uli numrin e tyre por i kompensoi me numër enorm të këshilltarëve politik. Së treti Elshani e quan perfide  mashtrimin me uljen e pagave të qeverisë.

Ai thekson “E vërteta është se këto rroga rregullohen me ligjin e pagave të miratuar në Kuvend, e për të cilën pritet vendimi i Gjykatës Kushtetuese”. Prandaj sipas tij kur të dali akt-gjykimi i Gjykatës Kushtetuese nuk do ketë fare vlerë vendimi populist i Kurtit.

Postimi i tij i plotë në Facebook është si më poshtë:

Në fjalimin për 100 ditëshin e qeverisë, kryeministri i shkarkuar Kurti gënjeu përsëri për disa nga 100 dështimet që ai ka bërë gjatë kësaj periudhe duke pretenduar se një ndër sukseset kryesore të qeverisë ka qenë shkurtimi i shpenzimeve. Që në ditën e parë në pushtet kjo qeveri në ikje mashtroi me numrin e ministrive të cilat kishte premtuar se do të ishin vetëm 13 por e rriti nurmin në 15 për pazare tipike të karrigeve.

Ditë më pas u manifestua mashtrimi tjetër me uljen e numrit të zv.Ministrave. Gjatë gjithë kohës Vetëvendosja kritikonte qeverinë Haradinaj për numrin e madh të zv/ministrave dhe u zotua se do ta ulte këtë numër për të ulur edhe shpenzimet. Mirëpo zv/ministrat i zëvendësoi me këshilltarë politik duke mos patur ndonjë efekt tek ulja e shpenizmeve. Pra u bë një rritje enorme të numrit të këshilltarëve politik me militantë e familjarë të klubit të komunist.

Por kjo qeveri nuk u mjaftua me kaq, në mënyrë perfide mashtroi e vazhdon të mashtrojë me uljen e pagave të qeveritarëve. E vërteta është se këto rroga rregullohen me ligjin e pagave të miratuar në Kuvend, e për të cilën pritet vendimi i Gjykatës Kushtetuese. Nëse ky vendim është në favor të ligjit atëhere pagat kthehen automatikisht aq të larta sa kanë qenë prandaj edhe vendimi populist i uljes, del qartazi që ishte një rrënë marketingu politik.

Këto 3 mashtrime të njëpasnjëshme të bëra që në fillim të 100 ditëshit tregon se kjo qeveri ishte e destinuar për të dështuar, sepse bazzohej në mashtrime e jo në vizionin  e duhur për të ardhmen. /Rahovecnews.net/