Syla i shkruan Kurtit: Serbia veç që s’po bën edhe parada ushtarake në Kosovë

syla-i-shkruan-kurtit:-serbia-veç-që-s’po-bën-edhe-parada-ushtarake-në-kosovë

Ai e ka pyetur kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, për atë që po ndodh me shkeljet kufitare.

“Çka po ndodh me kufirin z, Kurti?”, ka shkruar ai. Syla ka thënë se domethënia e taksës ishte kufirit. Sipas tij, Serbia ishte detyruar ta respektojë kufirin përmes taksës.

“Nëse nuk e dite apo nuk dashte me ditë “taksa ” kishte kuptim kufirin. E detyruam Serbinë me e respektu kufirin përmes taksës. E rujtem kufirin prej të huajve e prej politikanëve tonë? E tash ti? Ky është agresion mbi sovranitetin e vendit? Përderisa ti krenohesh me 100 ditëshin tënd, gardhi u thye. Serbia veç që s’po bën dhe parada ushtarake në Kosovë”, ka shkruar Syla.

Deputeti Syla i ka thënë Kurtit se Serbia ia hetoi jovendosmërinë dhe krijoi avantazh ndaj Kosovës.

“Të morën erë në qafë dhe e hetuan dobësinë e jovendosmërinë tënde o Albin. Populli thotë: Fshati digjet e plaka krihet”, ka shkruar ai. /Rahovecnews.net/