Reagimi brilant i Carragher ndaj zënkës së Neville me agjentin e Tevezit

reagimi-brilant-i-carragher-ndaj-zenkes-se-neville-me-agjentin-e-tevezit

Legjenda e Liverpoolit, Jamie Carragher, u argëtua me kokoshka teksa e përcillte drejtpërdrejt zënkës mes kolegut të tij në Sky Sports dhe ish-rivalit në Manchester Unitedit, Gary Neville, me agjentin e Carlos Tevezit, Kia Joorabchian.

Kia Joorabchian, agjenti i Carlos Tevez gjatë ditëve të fundit ka qenë i përfshirë në një debat me Gary Neville lidhur me pretendimet e tij se Tevezi ishte dorëzuar dhe s’e kishte dhënë maksimumin gjatë sezonit të tij të dytë në Manchester United.

Tevez ishte transferua në Old Trafford nga West Hami në vitin 2007 dhe i shijoi dy sezone të suksesshme para se të transferohej te klubi rival i qytetit, Manchester City. Megjithatë, përkundër sukseseve, Neville e zbuloi zemërimin e tij me përkushtimin e lojtarit.

Ish-mbrojtësi i Manchester Unitedit pretendoi se Tevezi shkonte vonë në stërvitje dhe vetëm argëtohej gjatë sezonit të tij të dytë në klub. Megjithatë, Joorabchian iu përgjigj duke e kritikuar ashpër Nevillen për këto deklarata për Tevezin dhe tha se ai po tenton t’ia njollosë karrierën sulmuesit aktual të Boca Junior.

Ky debat vazhdoi edhe më tutje gjatë një lidhje të drejtpërdrejtë për SKy Sports, ku punojnë si analistë Jamie Carragher dhe Gary Neville.

Përderisa Neville po argumentonte pse kishte thënë se Tevezi nuk kishte qenë i interesuar, Carragher filloi të hante kokoshka, për të treguar se po argëtohej me këtë debat.

Ky debat vazhdoi edhe më tutje gjatë një lidhje të drejtpërdrejtë për SKy Sports, ku punojnë si analistë Jamie Carragher dhe Gary Neville.

Përderisa Neville po argumentonte pse kishte thënë se Tevezi nuk kishte qenë i interesuar, Carragher filloi të hante kokoshka, për të treguar se po argëtohej me këtë debat.

 

Edhe Neville e edhe Joorabchian reaguan duke qeshur sapo e panë veprimin e legjendës së Liverpoolit, përderisa më vonë e vazhduan edhe debatin mes tyre.

The post Reagimi brilant i Carragher ndaj zënkës së Neville me agjentin e Tevezit appeared first on RahovesNews.