“Qeveria Kurti po i merr meritat për luftën kundër COVID-19, jo përgjegjësinë për vdekjen e Musliut”

“qeveria-kurti-po-i-merr-meritat-per-luften-kunder-covid-19,-jo-pergjegjesine-per-vdekjen-e-musliut”

Ky reagim i Behramajt ka ardhur pasi që Lëvizja Vetëvendosje kanë paralajmëruar padi ndaj presidentit Thaçi, i cili gjatë ditës e akuzoi Kurtin dhe dy vartësit e tij, Xhelal Sveclën dhe Arben Vitinë se e shtynë drejt vetëvrasjes të riun Agon Musliu.

“Dhe, kur të vërtetat iu thuhen publikisht, pa qenë të vetëdijshëm për përgjegjësinë institucionale që bartin, këta çohen dhe reagojnë kishe si parti. Gjithsesi që rasti i Agonit duhet të hetohet detajisht, por është shumë e rëndësishme të hetohen të gjitha rastet e karantinimit dhe lirimit selektiv, që të zbardhet plotësisht e gjithë e vërteta e këtij maskarallëku politik”, ka shkruar ai.

Postimi i plotë:

Luftën kundër pandemisë e përvetësuan si meritë të Qeverisë. Por, vdekjen tragjike të të riut nga Gjilani, që humbi jetën në duart e shtetit si pasojë e masave antikushtetuese, nuk e pranuan kurrë si përgjegjësi të tyre!

Po bëhen gati dy javë nga kjo tragjedi dhe ende asnjë ministër i kësaj Qeverie nuk dha dorëheqje!

Babait të Agonit, që pareshtur kishte bërë përpjekje të bisedonte me djalin e tij tashmë të ndjerë, takimi i ishte mohuar. Ndërsa, hiç më larg se sot, një zyrtar i lartë i Vetëvendosjes u raportua se djalin e tij e kishte pritur edhe personalisht në aeroport, pa iu bërë atij as testi nëse ishte i infektuar.

Ditë më parë nga Karantina e Qendrës së Studentëve ishte liruar edhe një bashkëvendëse e Agonit, qytetare e Gjilanit, e cila, sipas raportimeve të mediave, përkundër që është mësimdhënëse ishte liruar si rast kinse me probleme psikike vetëm pse ishte vajzë e një financuesi të partive politike.

Dhe, kur të vërtetat iu thuhen publikisht, pa qenë të vetëdijshëm për përgjegjësinë institucionale që bartin, këta çohen dhe reagojnë kishe si parti!

Gjithsesi që rasti i Agonit duhet të hetohet detajisht, por është shumë e rëndësishme të hetohen të gjitha rastet e karantinimit dhe lirimit selektiv, që të zbardhet plotësisht e gjithë e vërteta e këtij maskarallëku politik!. /Rahovecnews.net/