Home Sporti Futboll Pesë klube angleze e duan Rashicën

Pesë klube angleze e duan Rashicën

0
Pesë klube angleze e duan Rashicën

Ylli kosovar mund ta vazhdojë karrierën në Premierligë, ku e duan Liverpooli, Aston Villa, Wolverhamptoni, West Hami e Brightoni

Milot Rashica mund ta vazhdojë karrierën në futbollin anglez.

Ylli kosovar po pëlqehet me të madhe nga klubet e Premierligës.

Mediumi britanik “Sky Sports” raporton se interesim për futbollistin e Borussia Dortmundit kanë shfaqur pesë klube angleze.

Bëhet fjalë për Liverpoolin, Aston Villën, West Ham Unitedin, Wolverhamptonin dhe Brightonin.

23 vjeçari i kaloi dy sezone fantastike me Werder Bremenin, ku ishte transferuar nga Vitesse.

Krahas klubeve angleze, përfaqësuesin kosovar e duan edhe Leipzigu e Borussia Dortmundi në Gjermani dhe Lazio e Napoli në Itali.

Rashica i ka realizuar 10 gola këtë sezon me Werderin deri tash.

Vlera e tij është 38 milionë euro, por nëse Bremeni bie nga Bundesliga, kjo shumë mund të përgjysmohet.

Rashica ka kontratë me Werderin deri në vitin 2022.

Drejtuesit e klubit gjerman e kanë konfirmuar interesimin e klubeve të mëdha evropiane për lojtarin, por shpresojnë që Rashica të qëndrojë edhe një vit në këtë klub.

The post Pesë klube angleze e duan Rashicën appeared first on RahovesNews.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

error: Ku po shkon !!