Pas dyqanit, Kurti e merr fotografin me vete edhe në Postë – aty shkoi për ta paguar rrymën

pas-dyqanit,-kurti-e-merr-fotografin-me-vete-edhe-ne-poste-–-aty-shkoi-per-ta-paguar-rrymen

Arsye e kësaj vizite, siç ka shkruar Kurti është pagesa e energjisë elektrike, transmeton Rahovecnews.net.

Kurti ka thënë se posta punon çdo javë, deri në orën 22:30, në atë formë që t’i përshtatet lëvizjes së qytetarëve.

“Në Postën e Kosovës mund të bëhen pagesat e faturave të energjisë elektrike, ujit, mbeturinat e kësti i tatimit në pronë. Posta punon çdo ditë të javës, pra edhe në fundjavë e gjatë festave zyrtare, deri në ora 22:30. Kjo është bërë që të përshtatet me lëvizjen e qytetarëve sipas shifrës së parafundit të numrit personal të kartës së identitetit. Sot, në Postën afër lagjes sime, bëra pagesën e energjisë elektrike dhe i falënderova të gjithë këta punonjës për punën e tyre”, ka shkruar Kurti në Instagram.

E para disa ditëve, Kurti kishte publikuar edhe një fotografi tjetër në një market, ku kishte shkuar për të blerë ushqime./Rahovecnews.net/