Organizata Accessible Quality jep 175 pako ushqimore dhe higjienike për komunitetet Rom, Ashkali dhe Egjiptian të cilët jetojnë në Komunën e Rahovecit Nga Shaip Shala

Komuna e Rahovecit, ka pranuar 175 pako ushqimore dhe higjienike për pjesëtarët e komuniteteve Rom, Ashkali dhe Egjiptian nga Organizata Accessible Quality Healthcare (AQH) .


Ndihmat si donacion nga organizata AQH , janë pranuar nga Nënkryetari i Komunës Fatmir Iska , Shefi i Zyrës Komunale për Komunitete dhe Kthim Lendrit Qeli si dhe Drejtori i Qendrës për Punë Sociale, Bilbil Oruqi.


Nënkryetari Komunës Fatmir Iska, i ka falënderuar për mbështetjen dhe bashkëpunimin e organizatën AQH dhe Zyrës Komunale për Komunitete dhe Kthim, për konstruktivitetin e treguar në vazhdimësi, duke shpresuar për bashkëpunime të ngjashme edhe në të ardhmen