Ndërron jetë trajneri 25-vjeçar i futbollit, Ardren Dafota

nderron-jete-trajneri-25-vjecar-i-futbollit,-ardren-dafota

Një lajm i kobshëm e ka goditur sot familjen Dafota nga Gjakova, komunitetin futbollistik gjakovar dhe atë mbarë kosovar.

Trajneri 25-vjeçar në akademinë e futbollit “Naim Kryeziu” të klubit futbollistik Vëllaznimi, Ardren Dafota, ka ndërruar jetë.

Lajmi është konfirmuar për Gazetën Olle nga persona të afërm me Dafotën.

Ai vuajti nga leukemia akute, e cila ia mori jetën për një kohë të shkurtër.

Ardreni ishte trajnues edhe në disa projekte zinxhirore të Federatës së Futbollit të Kosovës.

The post Ndërron jetë trajneri 25-vjeçar i futbollit, Ardren Dafota appeared first on RahovesNews.