Mustafa bisedon me Lajçakun, arrihet pajtueshmëri për vazhdimin e dialogut me Serbinë

mustafa-bisedon-me-lajcakun,-arrihet-pajtueshmeri-per-vazhdimin-e-dialogut-me-serbine

Ky i fundit me anë të një postimi në Twitter, e ka falënderuar Mustafën për siç e ka quajtur ai një bisedë konstruktive për situatën politike, koronavirusin dhe pritjet për Kosovën, shkruan Rahovecnews.net.

Lajçak ka thënë se me Mustafën janë pajtuar për prioritetin që ka vazhdimi i dialogut.

Një marrëveshje e arritur mes Kosovës e Serbisë, sipas Lajçak do të përshejtonte rrugën evropiane të këtyre dy vendeve.

“Faleminderit Isa Mustafa për një bisedë konstruktive për situatën aktuale politike, koronavirusin dhe pritjet për të ardhmen. U pajtuam për prioritetin që ka vazhdimi i dialogut. I njëjti duhet të çojë drejt një normalizimi të marrëdhënieve mes Kosovës e Serbisë që do të përshpejtonte rrugën e tyre evropiane”, ka thënë Lajçak. /Rahovecnews.net/