Mbledhje e stafit të Drejtorisë së Bujqësisë të Rahovecit

Nën udhëheqjen e drejtorit z. Berat Duraku u mbajt mbledhje me stafin e drejtorisë së Bujqësisë.
Në këtë takim u diskutua për ecurinë e punëve që na presin, si:

✅ Përgatitja për hapje të thirrjes për pagesa direkte – subvencione,
✅ Përgatitja e zyrave në Ratkoc dhe Krushë e Madhe për pritje të fermerëve,
✅ Grantet investive nga MPBZHR-ja
✅ Mbledhja e të dhënave për dëmet që iu janë shkaktuar fermerëve të komunës sonë nga situata e pandemisë me COVID-19,
✅ Kompletimi i stafit dhe respektimi i orarit të rregullt,
✅ Zbatimi i vendimeve të Kryetarit të komunës në afat optimal, dhe
✅ Tema tjera që u shtruan nga zyrtarët e drejtorisë së Bujqësisë.

15.05.2020
Rahovec