Kurti thotë se Thaçi dëshiron t’i bëhet mbret

kurti-thote-se-thaci-deshiron-t’i-behet-mbret

I pyetur rreth kritikave që Hashim Thaçi i bëri ndaj Qeverisë në detyrë, Albin Kurti ka thënë se “fatkeqësisht kemi një President idhnak me përplot vrer”.

“Fatkeqësisht kemi një President idhnak përplot vrer i cili ministrit të Shëndetësisë dëshiron t’i bëhet mjek. Ministrit të Jashtëm, dëshiron t’i bëhet ministër. Mua si Kryeministër dëshiron të më bëhet mbret. Ndërkaq prokuroreve dashuron t’u bëhet gjykatës”, tha Kurti.

“Kam përshtypjen se ai ka hyrë në një udhë në të cilën shpreson se do t’i dhimbset popullit, por kjo varet nga populli”, shtoi tutje ai.