Dëbohet nga Kosova shtetasi i Shqipërisë, i ndalohet hyrja për një vit

debohet-nga-kosova-shtetasi-i-shqiperise,-i-ndalohet-hyrja-per-nje-vit

Një shtetas i Shqipërisë u dëbua dje nga Kosova.

Për më tepër, siç ka bërë të ditur policia atij i është ndaluar edhe hyrja për një vit në Republikën e Kosovës.

Kjo ka ndodhur për shkak se i njëjti kishte kaluar ilegalisht kufirin.

Të dy këto vendime të lartëpërmendura ia shqiptoi gjykata për kundërvajtje.