Britmat e nënës pas vendimit për dënimin e përdhunuesve dhe vrasësve të studentes

britmat-e-nenes-pas-vendimit-per-denimin-e-perdhunuesve-dhe-vrasesve-te-studentes

Qindra qytetarë grekë janë grumbulluar edhe duke thyer masat e koronavirusit përpara gjykatës greke në pritje të vendimit të përdhunuesve dhe vrasësve të studentes greke.

Me parulla në duar ata kanë protestuar lidhur me keqtrajtimin e figurës së vajzave dhe grave duke ngritur zërin kundër patriarkisë. “Kjo për vajzën që u dhunua dhe u vra; Kundër patriartikë; Kundër patriarkisë, Eleni ne nuk harrojmë!”- ishin disa nga parullat që mbanin në duar të gjithë grekët e mbledhur në pritje të vendimit.

Gjatë ditës janë shënuar kësisoj trazira në gjyqin për vrasjen e studentes, Eleni Topaloudi. Pas dhënies së dënimit të dy të rinjve, nëna e saj doli nga salla e gjyqit duke qarë e duke bërtitur ndërkohë që publiku që ishte mbledhur jashtë për ta mbështetur nisi ta duartrokiste.

Pikërisht në këtë moment nëna e Elenit u përpoq të shpëtonte nga ata që e mbanin për ta qetësuar dhe filloi që të bërtiste.

“Jeta ime është shkatërruar. Ku janë burrat? Qentë pisanjosë dhunuan dhe vranë fëmijën tim, çfarë lehtësie kam unë? Fëmija im nuk kthehet më! Çfarë lehtësimi kam unë?”, – bërtiste ajo.

Aleksandër Luca dhe Manolis Koukouras u dënuar me burg përjetë për vrasjen e studentes, ndërsa dënimit të tyre iu shtua edhe 15 vite heqje lirie për përdhunimin e të resë.

Eleni Topalaudi u vra mbrëmjen e 28 Nëntorit 2018 nga dy të rinj, 21-vjeçari grek Manolis Koukouras dhe 20-vjeçari shqiptar Aleksandër Luca, njëri grek dhe tjetri shqiptar. Aleksandër Luca dhe Manolis Koukouras akuzojnë njëri-tjetrin për vrasjen e 21-vjeçares mbrëmjen e 28 Nëntorit.

Trupi i saj u gjet i hedhur në shkëmbinj në det. Pasi ishte dhunuar nga dy të rinjtë, ata i kishin lidhur këmbët, e kishin goditur në kokë dhe më pas trupin e kishin hedhur në det. Nga ekspertiza rezultoi se në momentin kur ishte hedhur në det, e reja ishte ende gjallë por ishte mbytur në det pasi nga dëmtimet e marra nuk kishte mundur që të notonte.