A do ta shkelë prap Kushtetutën sonte kryeministri italian

a-do-ta-shkele-prap-kushtetuten-sonte-kryeministri-italian

Gezim Mucolli – Itali
Italianët sonte presin t’iu drejtohet kryeministri i tyre duke shpallur Dekretin e ri të Qeverisë Italiane (DPCM).
Xhuzepe Konte do të flet per lehtësim të masave shtërnguese kundër Covid-19 të filluara me Dekretin e parë me 8 mars 2020 kur filloi faza e parë.
Tashmë nga data 4 maj, Italia ndodhet në fazën Dy dhe pritet Dekreti i ri i cili do të jetë i bashkangjitur nga një Dekret -Ligj i ri me vetëm një nen.
Nga e hëna 18 maj 2020 Italia don ta kthejë edhe një hise nga jeta normale dhe pikërisht ky nen i vetëm i Dekretligjit të sotshëm iu nevojitet pushteteve regjionale per të hapur veprimtaritë e ndryshme si baret, restorantet,shitoret me pakicë, qendrat tregtare, berberët, floktarët, estetistët e edhe tregjet joushqimore. Mund të kthehemi ti vizitojmë muzetë, bibliotekat, galeritë e arteve dhe vendet arkeologjike.
E gjithë kjo do të mund të realizohet nëse të dhënat e përgatitjeve të ndërmarra per hapje janë në të njëjtën vijë me monitorimin nga ministria italiane e shëndetësisë.
Një gjë është e sigurtë se distanca që duhet respektuar është dy metra, si dhe vazhdohet me obligimin e përdorimit të maskave dhe dorezave.
Qeveria merr parasysh këshillat direkte nga Instituti Superior i Shëndetësisë dhe nga Komiteti Teknik-Shkencor, per të përpiluar dekretin me masat urdhëruese kundër Coronavirusit.
Sonte do ta shohim se a do ta shkel prap kushtetutën kryeministri italian i akuzuar jo rrallë per kufizim të drejtave dhe lirive të njeriut me dekretet e shpallura nga ai gjatë këtyre 70 ditëve .
Një gjë dihet e sigurtë se shumica e popullit italian si dhe politikanët nuk e kanë kërkuar dhe as nuk po e lypin dorëheqjen e Giuseppe Conte-s nga pozita e Kryeministrit të Republikës së Italisë.