87 fëmijë nën moshën 10 vjeçare të infektuar me koronavirus në Kosovë

87-femije-nen-moshen-10-vjecare-te-infektuar-me-koronavirus-ne-kosove

Në ditët e fundit, në Mitrovicë janë shënuar tri raste me COVID-19 te fëmijët. Bëhet fjalë për fëmijë të moshave 1, 2 dhe 3 vjeç.

Edhe pse, ekspertët kanë paralajmëruar se koronavirusi i ri po “i kursen” moshat e reja, në Kosovë të infektuarit nga 0 deri në 9 vjeç, përbëjnë gati 10 për qind të numrit të përgjithshëm prej 945.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, deri më tash janë shënuar 87 raste te fëmijët nga 0 deri në 9 vjeç, ndërkohë një më pak, 86 te grupmosha nga 10 deri në 19 vjeç.

“Fatmirësisht nuk ka të vdekur te këto grupmosha”, thuhet në një përgjigje të MSH-së për KOHËN.

Që nga 13 marsi, kur në Kosovë u paraqit rasti i parë me koronavirus, deri më tash, janë shënuar 945 raste. 29 pacientë kanë vdekur si pasojë e COVID-19, ndërkohë që 690 janë shëruar.

Në gjithë botën, sipas të dhënave të universitetit “Johns Hopkins”, të infektuar janë 4.500.476, të shëruar 1.618.806, kurse të vdekur 304.843.

The post 87 fëmijë nën moshën 10 vjeçare të infektuar me koronavirus në Kosovë appeared first on Lajmet e Fundit – RahovecNews.