Vuçiq: Nuk po bisedojmë me askënd, as nuk ka ndonjë ide as ndonjë zgjidhje për Kosovën

vuciq:-nuk-po-bisedojme-me-askend,-as-nuk-ka-ndonje-ide-as-ndonje-zgjidhje-per-kosoven

Duke folur për akuzat e kundërshtarëve të tij, se ai e njeh pavarësisë e Kosovës. Vuçiq tha se një akuzë e tillë është e kamotshme dhe se i bëhet çdo vit, por thekson se aktualisht nuk ka kurrfarë dialogu me Kosovën.

Ai shton se s’ka kurrfarë ideje apo zgjidhje për të cilët po diskutohet.

“Për sa i përket Kosovës, ne nuk po bisedojmë me askënd, as nuk ka bisedime, as nuk ka ndonjë ide, dhe as nuk ka ndonjë zgjidhje në tryezë për ndonjë gjë,” tha Vuçiq, raporton Danasa, transmeton Rahovecnews.net.

Vuçiq thotë se në vazhdimësi ka promovuar paqen dhe se ka treguar qëndrueshmërinë e politikës serbe sa herë ka qenë e nevojshme në raport me çështjen e Kosovës.

Ai theksoi se kundërshtarët e tij politikë kanë thënë për çdo vit, që nga viti 2012, siç tha ai, se Vuçiq do ta njohë Kosovës, dhe se ai është mësuar me atë.

Vuçiq po ashtu hodhi poshtë pretendimet se ai po nxiton për zgjedhjet sepse, siç thotë ai, kanë kaluar katër vjet nga zgjedhjet e fundit dhe ato janë të rregullta. /Rahovecnews.net/