U arrestua sot/ Kush është kreu i grupit të kokainës Klajdi Gjeçi, mik i Emiliano Shullazit

u-arrestua-sot/-kush-eshte-kreu-i-grupit-te-kokaines-klajdi-gjeci,-mik-i-emiliano-shullazit

Policia e Tiranës njoftoi sot se kishte arrestuar shtetasin shtetasin Klajdi Gjeçi i shumëkërkuar, me precedent të theksuar kriminal në fushën e narkotikëve, shkatërrimit të pronës me eksploziv dhe të armëmbajtjes pa leje.

33-vjeçari dyshohet se është kreu i një grupi që shpërndante kokainë në kryeqytet.

Gjeçi gjithashtu njihet si një nga miqtë e ngushtë të Emiljano Shullazit. Ai është arrestuar edhe në janar të vitit 2016, pasi vendosi tritol në automjetin e biznesmenit Ndue Rajta, pronarit të një pike intertesh në kryeqytet.

Në vitin 2012 ai është proceduar për armëmbajtje pa leje dhe u lirua pasi sipas vendimit, Policia nuk kishte marrë leje në Gjykatë për të hyrë në banesë, aty ku iu gjet edhe pistoleta.

Ndërsa në vitin 2015, Gjeci u arrestua për plagosje të rëndë me dashje. Ai u la i lirë 4 muaj më vonë, pasi pasi i dhunuari Enton Nushaj tërhoqi padinë ndaj tij. Po në vitin 2015, u raportua se Klajdi Gjeçi u mor peng nga tre persona. Gjeçi u dhunua prej tyre dhe u mbajt peng deri sa u zbulua nga policia.

Por, i dhunuari dhe autorët e dyshuar dhanë dëshmi kontradiktore në polici, duke rrëfyer se kishin pasur konflikt me një person por ai nuk ishte Klajdi. Më pas edhe Gjeçi tha se nuk i njiuhte personat që e kishin rrëmbyer, dhe këto dëshmi sollën lirimin e të arrestuarve.

Në 8 Dhjetor 2011 Klajdi Gjeçi ka qenë person i dyshuar për vendosjen e eksplozivit në banesën e ish-zv/drejtorit të Policisë së Tiranës Dorian Muça.

Policia shkoi për kontroll në banesën e tij dhe e arrestoi për armëmbajtje pa leje. Por Gjykata më pas e la të lirë me pretendimin se policia duhet të kishte marrë urdhër gjykate për të kontrolluar shtëpinë e të dyshuarit./tch