Dijetari i njohur Selman el Aude i cili mbahet i arrestuar në izolim prej 2017, ka folur me vajzën e tij nëpërmjet telefonit ku dhe i ka qetësuar familjen e tij në lidhje me shëndetin dhe gjendjen e tij, transmeton Kosova Post.
Gada, vajza e tij publikoi një thirrje të regjistruar me babanë e saj nga brenda burgut.
Shejh Al-Awda tha në bisedën e tij me vajzën e tij, se shëndeti i tij është i mirë, duke vijuar: “Jam Mirë, lavdërimi i qoftë Zotit, më mungoni ju”.
Kur e pyetën vajzën e tij për gjendjen e tij, se si i ishte dukur nga zëri gjatë bisedës ajo tha shtoi se perseriste shpesh “Unë jam i lumtur shumë. Oh Zot, faleminderit” dhe e përsëriste shpesh këtë.
Sipas djalit të tij, Abdullahut, babai i tij mbahet i vetmuar ne qeli që nga arrestimi i tij në shtator 2017.
Gjykata e specializuar penale shtyu disa herë aktvendimin mbi Sheik Al-Awda, pasi aktaktakuza e përbërë nga dhjetëra akuza është e vështirë të shqyrtohet.
Që nga ardhja e Muhamed bin Salmanit në postin e princit të kurorës, autoritetet saudite kanë arrestuar qindra predikues, mendimtarë, shkrimtarë, profesionistë të mediave dhe mbrojtës të të drejtave të grave dhe të tjerë.
The post Selman El-Aude flet në telefon me vajzën e tij appeared first on Rahovecnews.net.