Reshitaj merr pjesë në takimin virtual për Partneritet në Zhvillimin e Demokracisë

reshitaj-merr-pjese-ne-takimin-virtual-per-partneritet-ne-zhvillimin-e-demokracise

Përmes profilit të saj në Facebook, Reshitaj ka njoftuar se ky takim kishte për qëllim shkëmbimin e pikëpamjeve në mes të grave parlamentare në Kosovë dhe anëtareve të kongresit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës se si kriza e pandemisë po i afekton gratë dhe grupet e tjera.

Lexoni postimin e saj të plotë:

Sot pata kënaqësinë të marrë pjesë në një takim virtual të organizuar nga Instituti Kombëtar Demokratik (NDI) në bashkëpunim me Komisionin e Kongresit të SHBA-ve për Partneritet në Zhvilimin e Demokracisë (HDP).

Dua të shpreh mirënjohje dhe faleminderit të veçantë për NDI dhe HDP për organizimin e këtij takimi.

Ky takim kishte për qëllim shkëmbimin e pikëpamjeve në mes të grave parlamentare në Kosovë dhe anëtareve të kongresit të Shteteve të Bashkuara të Amerikes se si kriza e pandemisë po i afekton gratë dhe grupet e tjera vulnerabile në të gjitha shtetet përkatëse.

Kuvendi i Kosovës tashmë e një kohë të gjatë ka ndërtuar një bashkëpunim të ngushtë me Kongresin Amerikan ndërsa nga viti 2009 kemi program partneriteti me HDP.

Dua të shpreh mirënjohje dhe falemderim të veçantë për NDI dhe HDP për organizimin e këtij takimi. /Rahovecnews.net/