Portugalia ka arritur ta ndalë koronavirusin – ekspertët tregojnë sekretin e suksesit

portugalia-ka-arritur-ta-ndale-koronavirusin-–-ekspertet-tregojne-sekretin-e-suksesit

Spanja me numrin e madh të vdekjeve nga coronavirusi dhe me masat e ashpra mbrojtëse të fqinjit – Portugalisë, ekonomia e të cilës për asnjë moment nuk është ndaluar e numri i vdekjeve që ka qenë shumë i ulët, janë dy shembujt e reagimeve të ndryshme të qeverive, shkruan El Pais.

Të vendosura në pozitën pothuajse të njëjtë gjeografike, Portugalia ka patur diçka më shumë se 1,000 të vdekur me një popullsi prej 10.2 milionë banorë – krahasuar me më shumë se 26 mijë vdekje në Spanjë që ka 47 milionë banorë.

Portugalia me rreth pesë herë numër më të vogël të rasteve të vdekjeve në një milion banorë (111 me 569), nuk e kishte bërë të obligueshme karantinimin, por u kishte bërë apel qytetarëve të jenë më të kujdesshëm të cilët në mënyrë masive e kanë respektuar. Ndërsa edhe pse kafiteritë dhe restorantet kanë qëndruar të mbyllura, ekonomia e këtij vendi për asnjë moment nuk është ndalur.

Ekspertët nga të dy anët e kufirit kanë shpjeguar disa faktorë përfshirë edhe udhëtimet e pakta mes Italisë dhe Portugalisë – për dallim nga ato mes Italisë dhe Spanjës që janë shumë më të shpeshta. Por, para se gjithash, Portugalia ka reaguar shumë më shpejtë ndaj pandemisë së COVID-19.

Pas ngjarjeve që u zhvilluan në Itali dhe Spanjë, autoritetet portugeze shpallën gjendjen e jashtëzakonshme kur në këtë vend ishin regjistruar vetëm 100 raste me coronavirus dhe asnjë njeri nuk kishte vdekur. Në Spanjë një vendim i tillë është marrë pasi që ishin konfirmuar 4.209 raste të prekurve me COVID-19, si dhe 120 tjerë që kishin humbur jetën si rezultat i infeksion me coronavirus.

Për epidemiologen Rita Sas Machado, thelbësore kanë qenë “masat e hershme shëndetësore siç ishte mbyllja e shkollave”. Kjo masë ishte futur në fuqi më 16 mars, kur edhe është shënuar rasti i vdekjes së parë nga COVID-19. E gjendja e jashtëzakonshme kishte filluar një javë më pas, ku ishin konfirmuar 1,200 të infektuar dhe 12 tjerë që kishin humbur jetën.

Përveç veprimeve të hershme, eksperti për shëndetësi publike Alberto Infante ka vërejtur tre elemente që ndoshta e kanë bërë dallimin krahasuar me Spanjën fqinje.

The post Portugalia ka arritur ta ndalë koronavirusin – ekspertët tregojnë sekretin e suksesit appeared first on Lajmet e Fundit – RahovecNews.