Përplasja për vizat, ambasadori gjerman ia kthen Pacollit

perplasja-per-vizat,-ambasadori-gjerman-ia-kthen-pacollit

Ambasadori gjerman, Christian Heldt, i ka thënë Pacollit se duhet sqaruar që lehtësimi për procesin e liberalizimit të vizave nuk është liberalizim i vizave.

Held tutje ka thënë se pse nuk duhet t’ia lehtësojnë bjellorusëve procesin e liberalizimit të vizave kur një gjë të tillë e kanë  bërë për Kosovën që nga viti 2008.

“Epo, pse s’duhet ne që për hir të njerëzve atje të bëjmë atë që aplikojmë në Kosovë që nga pavarësia në vitin 2008? Lehtësimi i vizave nuk është liberalizim i vizave. Vetëm sa për të sqaruar se për çfarë po flasim”, ka thënë Heldt në kundërpërgjigjen e tij për Pacollin.

Pacolli sot në reagimin e tij ka thënë se përgëzon BE-në për kurajën që ka gjetur për t’ia lehtësuar Bjellorusisë procesin e marrjes së liberalizimit të vizave dhe për t’i lënë qytetarët e Kosovës të vetmit të privuar nga lëvizja e lirë.

“Përgëzime për Bashkimin Evropian dhe shtetet anëtare që kanë gjetur kurajën për të lëvizur përpara me lehtësimin e vizave për Bjellorusinë dhe që vazhdojnë të mbajnë Kosovën si vendin e vetëm të izoluar pa pasur mundësi të lëvizjes së lirë. Dëshiroj të shoh se çfarë Natalya Apostolova dhe Christian Heldt do të thonë tani”, ka shkruar Pacolli në Twitter.