Mashtroi KEK-un se dezinfektuesit përmbanin 70% alkool, arrestohet nga policia

mashtroi-kek-un-se-dezinfektuesit-permbanin-70%-alkool,-arrestohet-nga-policia

Policia e Kosovës ka arrestuar një person nën dyshimin se i njëjti është përshirë në veprat penale “mashtrim i konsumatorëve” dhe  “mashtrimi i blerësve”.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se drejtoria e për Hetimin dhe Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit në Prishtinë, pas hetimeve të bëra që nga 1 prilli, gjatë ditës së sotme kanë arritur që ta arrestojnë një person nën dyshimin se është përshirë në veprat penale “mashtrim i konsumatorëve” dhe  “mashtrimi i blerësve”.

Sipas njoftimit, i njëjti përmes tenderit të KEK-ut për dezinfektues për duar në vlerë prej 26.336.00, kishte dyshime nga KEK-u për keqpërdorime dhe veprimtari penale nga kompania fituese e tenderit.

“Dyshohet se dezinfektuesi që kompania fituese ka sjellë nuk i përmbush kriteret e kërkuara, pasi që dyshohej se përmbajtja e alkoolit në dezinfektues të duarve nuk ishte 70% alkool, ashtu siç ishin kriteret (kërkesa).  Hetuesit policorë, kanë bërë testimin dhe ekspertizën e dezinfektuesit në laboratorin e licencuar të Doganës së Kosovës dhe rezultati del se: dezinfektuesi kishte përmbajtje vetëm 40 % alkool”, thuhet në njoftimin e policisë, shkruan lajmi.net.

I dyshuari pas intervistimit nga hetuesit policorë, me aktvendim nga prokurori kujdestar dërgohet në mbajtje për 48 orë.

Njoftimi i plotë i Policisë së Kosovës, pa ndërhyrje:

Arrestohet një person i dyshuar për përfshirje në veprat penale “mashtrim i konsumatorëve” dhe  “mashtrimi i blerësve”

Prishtinë, 14 maj 2020

Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit (DHKEK), gjegjësisht Njësiti Rajonal për Hetimin e Krimeve Ekonomike e Korrupsionit – Prishtinë (NJRHKEK), më 01.04.2020 ka pranuar informatë se në një tender të KEK-ut (tenderin me negocim në vlerë  prej 26.336.00 euro), për furnizim me dezinfektues për duar, ka dyshime për keqpërdorime dhe veprimtari penale nga kompania fituese e tenderit.

Dyshohet se dezinfektuesi që kompania fituese ka sjellë nuk i përmbush kriteret e kërkuara, pasi që dyshohej se përmbajtja e alkoolit në dezinfektues të duarve nuk ishte 70% alkool, ashtu siç ishin kriteret (kërkesa).  Hetuesit policorë, kanë bërë testimin dhe ekspertizën e dezinfektuesit në laboratorin e licencuar të Doganës së Kosovës dhe rezultati del se: dezinfektuesi kishte përmbajtje vetëm 40 % alkool.

Më këto veprime i dyshuari pronar i kompanisë: Sh.D. viti i lindjes 1977, mashkull kosovar, dyshohet se ka kryer veprat penale:  “mashtrim i konsumatorëve” nga neni 292 i KPRK-së dhe “mashtrimi i blerësve” nga neni 293 i KPRK-së.

I dyshuari pas intervistimit nga hetuesit policorë, me aktvendim nga prokurori kujdestar dërgohet në mbajtje për 48 orë.