Kazniku i Rahovecit me pak banorë, por me bukuri të ralla natyrore: Nga Shaip Shala

12 km larg qendrës komunale, Rahovecit, është fshati Kaznik rrënzë majës së Zatriqit, me lartësi mbidetare prej 734 metra, fshat ky me bukuri të rralla natyrore.

Por fenomeni i migrimit gjegjësisht braktisjes, më së shumti e karakterizon këtë fshat pitoresk, ku para lufte kanë jetuar mbi 100 familje, ndërkaq momentalisht jetojnë vetëm 15 familje në lagjet Sallahaj dhe Isakaj.

Për shkak të kushteve të rënda ekonomike, pas lufte ka filluar braktisja e shtëpive të fshatit, familjet të shumta migrojnë nëpër vende urbane, Prizren, Gjakovë, Rahovec, ndërkaq, si pas luftës ashtu edhe sot, të gjitha familjet të Kaznikut jetonin nga ndihma sociale.

Por kushtet natyrore dhe kapacitetet e turizmit malor të cilin ofron Kazniku, më së miri e ka shfrytëzuar vendasi Shefqet Sallahaj, i diplomuar në lëndën e filozofisë dhe korrespondent shumëvjeçar i mediumit më të madh gjerman Der Spiegel, por edhe me prirje në fushën e blegtorisë, i cili ka ngritur fermën ku posedonë mbi 500 krerë bagëti të imët ( dhive) dhe 60 krerë lopë, duke punësuar tetë punëtorë.

Komuna e Rahovecit, me asfaltimin e rrugës drejt fshatit në gjatësi prej 4 km, po mundohet të rikthej banorët dhe të ngjall turizmin malor, duke ofruar infrastrukturën natyrore të Kaznikut.​

Si rezultat i migrimit, në mënyrën drastike ka rënë edhe numri i nxënësve në shkollën e fshatit.

Drejtori SHFMU “ Milaim Krasniqi” në Pastasel, Destan Krasniqi, paralele e së cilës është shkolla e Kaznikut, thotë për RahovecNews, se në këtë shkollë mësimet i vijojnë vetëm 5 nxënës.