Home Lajmet Lajmet nga Bota Burundi shpall non-grata përfaqsuesin e OBSH-së

Burundi shpall non-grata përfaqsuesin e OBSH-së

0
Burundi shpall non-grata përfaqsuesin e OBSH-së

Vendi afrikan Burundi, shpalli Përfaqësuesin e Organizatës Botërore të Shëndetit (OBSH) dhe 3 ekspertë si “njeri të padëshiruar” në vend dhe i dha afat 3 ditorë për të lënë vendin, transmeton Kosova Post.

Në shënimin me shkrim të dërguar nga Ministria e Punëve të Jashtme drejtuar Zyrës Qendrore Afrikane të OBSH-së dhe Byrose Burundi, Përfaqësuesit në Burundi Walter Kazadı Mulombo dhe 3 ekspertëve u kërkua të largoheshin nga vendi deri më 15 maj duke i shpallur “persona të padëshirueshëm në vend”.

Punonjësit e OBSH akuzohen se ndërhyjnë në punët e brendshme të vendit përpara zgjedhjeve të përgjithshme, të cilat do të mbahen në 20 maj.

Nga ana tjetër, vendimi i qeverisë së Burundit u mbështet në mediat sociale, dhe shumë u fol për dështimin e OBSH-së në kryerjen e studimeve të nevojshme kundër  malaries, e cila ka shkaktuar më shumë vdekje sesa lloji i ri i koronavirusit (Kovid-19) në Afrikë.

The post Burundi shpall non-grata përfaqsuesin e OBSH-së appeared first on Rahovecnews.net.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

error: Ku po shkon !!