Spanja shënon serish rritje të numrit të rasteve të vdekjeve nga Covid 19

spanja-shenon-serish-rritje-te-numrit-te-rasteve-te-vdekjeve-nga-covid-19

Gjatë 24 orëve të kaluara, në Spanjë nga koronavirusi kanë vdekur 184 persona, tetë më shumë se një ditë më parë, njoftoi Ministria e Shëndetësisë.

Pas rasteve të reja, numri i përgjithshëm i të vdekurve nga Covid-19 shkoi në 27,104. Përpos viktimave, gjatë kësaj periudhe u regjistruan edhe mbi 600 raste të reja të infektimeve dhe shifra e përgjithshme e të prekurve shkoi në 228,691 persona.

Shifrat e reja u publikuan në kohën kur dy burime brenda Ministrisë së Jashtme të Spanjës thanë se autoritetet po planifikojnë t’i mbajn të mbyllur kufijtë për udhëtarët e huaj deri në korrik si përpjekje për ta parandaluar një valë të dytë të virusit.

Kufijtë tokësorë me Francën dhe Portugalinë kanë qenë të mbyllur që nga shpallja e gjendjes emergjente në mesin e marsit, duke ndikuar në ndërprerjen e aktivitetit ekonomik dhe sjelljen e krizës në sektorin e turizmit.

The post Spanja shënon serish rritje të numrit të rasteve të vdekjeve nga Covid 19 appeared first on Rahovecnews.net.