Plagosen me armë zjarri dy persona në Smallushë të Lipjanit

plagosen-me-arme-zjarri-dy-persona-ne-smallushe-te-lipjanit

Dy persona janë plagosur me armë zjarri në fshatin Smallushë të komunës së Lipjanit.

Ngjarja ka ndodhur në mbrëmje, Policia e Kosovës ka marrë informatë në ora 18:44.

Lajmin për Gazetën Express e ka konfirmuar Bajram Krasniqi nga Policia e Kosovës.

Personat e plagosur janë transportuar për në QKUK.

Njësitet policore aktualisht janë duke u marrë me rastin.

“Sot, rreth orës 18:44 kemi marr informatë se në fsh. Smallushë të Lipijanit, ka ndodhur një rast plagosje me armë zjarri. Njësitet policore i janë përgjigjur thirrjes, në vend ngjarje kanë hasur dy persona të lënduar në këmbë, të njëjtit janë transportuar për në QKUK-në.  Njësitet relevante policore janë duke bërë kqyrjen e vendit të ngjarjes”, konfirmon Krasniqi për Express.