Lidhjes Demokratike të Kosovës i kanoset e keqja Shkruan: Shaip Shala

Përplasjet e fundit, por edhe mëhershme mes kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës,

Isa Mustafës, dhe nënkryetares Vjosa Osmani, të cilët po ashpërsohen dita ditës, shpien deri te e keqja e cila i kanoset subjektit më të vjetër politik në vend dhe shtetëformues e filluar me presidentin historik, Ibrahim Rugovën.Deklarata e fundit e Mustafës se Vjosa Osmani do të bart pasoja për shkak të komentet e saja drejtuar Gjykatës Kushtetuese në lidhje me dekretimin e presidentit Thaqi,

Avdulla Hotin për kryeministër, dhe të cilët nuk po përputhen me komente të LDK-së, sipas Mustafës nuk janë korrekte dhe shkojnë në favor të LVV.

Nga kjo deklaratë e Isa Mustafës dhe sipas tij, korrektësia është ngritja e mocionit për rrëzinin e qeverisë pa i mbushur kjo as një muaj pune, mashtrimi i 200 mijë qytetarë votues të cilit kanë kërkuar ndryshime në vend dhe lirimin nga kthetrat e nepotizmit, korrupsionit, krimit të organizuar, uzurpimet të terminaleve, edhe shumë të zeza tjera pa asnjë pike bardhë. Sipas Mustafës dhe vasalëve të tij, sjelljet korrekte janë shpifjet, intrigat, gënjeshtrat, me të cilat vazhdimisht po shërbehen për të degraduar Vjosa Osmanin, e cila e vetme ka dalë besnike ndaj votuesit dhe qytetarëve, dhe deklarata e saj drejtuar

Gjykatës Kushtetuese është deklarata e votuesve të saj e jo të kuptohet se është kundër LDK-së.Edhe me 2014, Vjosa Osmani ishte kundër Isës kryeministër dhe Thaqit president, dhe është kjo e cila nuk i ka ndryshuar qëndrimet dhe parimet, në krahasim të shumicës të cilit në mënyrë servile janë “ dashuruar” verbërisht në liderin e tyre. Me kërcënime, ofendime, linçime të përditshme ndaj Vjosa Osmani nga Isa Mustaf dhe dishepuj të tij, janë vetëm shënimet e autogolave në portën e LDK-së, të cilët do rezultojnë me kolapsin deri te edhe një divorci brenda subjektit politik… por kësaj here p karriga, por me pasoja të pariparueshme.