Konjufca: Serbia s’është e interesuar për normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën

konjufca:-serbia-s’eshte-e-interesuar-per-normalizimin-e-marredhenieve-me-kosoven

Ai në një postim në Twitter ka shkruar se një gjë e tillë është qasje diskriminuese.

“Qeveria e Kosovës dënon qasjen diskriminuese dhe të pabarabartë të Serbisë ndaj Kosovës. Serbia ka hapur kufijtë e saj për qytetarët e të gjitha vendeve të rajonit, por jo për qytetarët e Kosovës. Kjo qasje dëshmon edhe një herë se Serbia nuk është e interesuar për normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën. Republika e Kosovës do t’i përgjigjet reciprokisht kësaj pengese të Serbisë për qytetarët e Kosovës”, ka shkruar Konjufca. /Rahovecnews.net/