Kështu u tentua të futet drogë në Qendrën e Paraburgimit në Prizren

keshtu-u-tentua-te-futet-droge-ne-qendren-e-paraburgimit-ne-prizren

Shërbimi Korrektues i Kosovës ka parandaluar futjen e substancave narkotike në Qendrën e Paraburgimit në Prizren.

SHKK këtë e arriti përmes një informacioni konfidencial nga Njësiti i Inteligjencës në SHKK. Derisa përmes rrugëve operative, oficerët korrektues kanë parandaluar që të futet drogë në QK.

Oficerët korrektues në momentin që kanë lokalizuar substancën narkotike, menjëherë kanë njoftuar Njësitin Antidrogë të Policisë së Kosovës.

Më poshtë gjeni njoftimin e plotë të SHKK’së. 

Prishtinë, 13 maj 2020– Sot, rreth orës 15:00h në Qendrën e Paraburgimit në Prizren pas një informacioni  konfidencial  nga Njësiti i Inteligjencës  së SHKK-së, përmes rrugëve operative, oficerët korrektues kanë arritur të parandalojnë futjen e substancave narkotike në QP Prizren. 

Me të pranuar informacionin, oficerët korrektues gjatë kontrollit të rrobave  me saktësisht të patikave (atleteve) kanë gjetur një sasi të dyshimtë narkotike, e cila ishte e improvizuar në mënyrë të sofistikuar. 

Lidhur me këtë rast, oficerët korrektues kanë lokalizuar substancën e dyshuar narkotike dhe menjëherë kanë njoftuar Njësitin Antidrogë të Policisë së Kosovës. 

Me qëllim të eliminimit të dukurive negative nëpër institucionet korrektuese, Shërbimi Korrektues i Kosovës do të vazhdojë ta ketë primare luftimin e dukurive negative dhe kontrabandës.