Gjendet e vdekur një 31-vjeçare në Prishtinë

gjendet-e-vdekur-nje-31-vjecare-ne-prishtine

Policia e Kosovës ka gjetur një person të gjinisë femër pa shenja jetë në një banesë në rrugën Agim Ramadani në Prishtinë.

Lajmin për Gazetën Express e ka konfirmuar Bajram Krasniqi nga Policia e Kosovës.

Njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes së bashku me ekipin mjekësor, ku ky i fundit ka konstatuar vdekjen e një personi të gjinisë femërore, mosha 31-vjecare.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësiti i forenzikës.