Dy muaj me koronavirus në Kosovë: E gjithë ajo që ka ndodhur nga rasti i parë

dy-muaj-me-koronavirus-ne-kosove:-e-gjithe-ajo-qe-ka-ndodhur-nga-rasti-i-pare

Tash e dy muaj vendi ynë është duke u përballuar me pandeminë e coronavirusit. Në muajin e dytë të kësaj pandemie në Kosovë u dyfishua numri i personave të infektuar me virus, po ashtu edhe numri i personave të shëruar është rritur, ndërsa numri i viktimave ka shkuar në 29.

Aktualisht në vend janë të konfirmuara 919 raste pozitive me COVID-19, ndërsa 671 nga të infektuarit tashmë janë shëruar.

Në muajin e dytë të kësaj pandemie u morën edhe disa vendime nga Qeveria e Kosovës lidhur me masat parandaluese ndaj COVID-19, e personat në krye të institucioneve shëndetësore bën thirrje vazhdimisht që ato të respektohen sa më shumë.

Pas përmbledhjes së muajit të parë, Telegrafi edhe këtë herë iu ofron një të tillë duke i përmbledhur të gjitha ditë pas dite, të shoqëruara edhe me vizualizime grafikore. Në fund keni edhe një sondazh, ku mund të jepni mendimin tuaj nëpërmjet votës për gjithë situatën pandemike.

13 prill – Katër të shëruar dhe 15 raste me COVID-19

Testuar gjithsej 154 mostra të marra nga Klinikën Infektive, gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren si dhe nga karantina në Qendrën studentore. Rastet pozitive janë raste kontakti, nëntë raste nga komuna e Suharekës (sipas vendbanimeve në Semetishtë shtatë raste dhe Vraniq dy raste, tre raste nga Lladovë-Gjilan dhe me nga një rast vendbanimet: Nerodime e Epërme-Ferizaj, Banjë-Malishevë dhe Leshak-Leposaviq.

14 prill – Tre të shëruar dhe dhjetë raste me COVID-19

Testuar 137 mostra të marra nga Klinika Infektive, gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren si dhe nga karantina në Qendrën studentore. Rastet pozitive janë raste kontakti, dy raste me vendbanim në Prishtinë, dy raste nga komuna e Vitisë (sipas vendbanimit një rast Smirë dhe një rast Skifteraj) dhe me nga një rast vendbanimet: Talinovc-Ferizaj, Hodonovc-Kamenicë, Burojë-Skenderaj, Suharekë, Gjakovë dhe Zveçan, raporton Telegrafi

15 prill – Pesë të shëruar dhe 36 raste me COVID-19

Testuar gjithsej 173 mostra të marra nga Klinika Infektive, gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren si dhe nga karantina në Qendrën studentore. Rastet pozitive janë raste kontakti, nëntë raste nga komuna e Ferizajit (sipas vendbanimit: katër raste Ferizaj, katër raste Talinovc dhe një rast Mirash), tetë raste nga komuna e Kamenicës (sipas vendbanimit: katër raste Topanicë, katër raste Hodonovc), pesë raste nga komuna e Prizrenit (sipas vendbanimit: katër raste Prizren dhe një(1) rast Skorobishte), tre raste me vendbanim në Gjakovë, dy raste me vendbanim në Prishtinë, dy raste me vendbanim në Mitrovicë e veriut dhe me nga një rast vendbanimet: Suharekë, Lipjan, Ramjan-Viti, Banjë-Malishevë, Studenicë-Istog, Lëbushë-Deçan dhe Zveçan.

16 prill – Tetë të shëruar dhe njëzet e gjashtë raste me COVID-19

Testuar gjithsej 195 mostra të marra nga Klinika Infektive, gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren si dhe nga karantina në Qendrën studentore. Rastet pozitive janë raste kontakti, gjashtë raste nga komuna e Suharekës (sipas vendbanimit: katër raste Vraniq, një rast Bukosh dhe një rast Krushicë e poshtme), katër raste me vendbanim në Prishtinë, tre raste nga komuna e Gjilanit (sipas vendbanimit: dy raste Gjilan dhe një rast Lladovë), tre raste me vendbanim në Lipjan, tre raste nga komuna e Vitisë ( sipas vendbanimit: dy raste Smirë dhe një Viti), dy raste nga komuna e Leposaviqit (sipas vendbanimit: një rast Leposaviq dhe një rast Graniçan), dy raste nga komuna e Kamenicës ( sipas vendbanimit: një rast Kamenicë dhe një rast Hodonovc) dhe me nga një rast: Samadrexhë-Vushtrri, Pollatë-Podujevë dhe Pjetërshticë-Shtime. U konfirmuan edhe dy vdekje, pacientja M.B. e lindur më 1947 nga komuna e Pejës dhe pacienti F.H.(1949) nga Komuna e Vushtrrisë.

17 prill – Pesë të shëruar dhe 31 rast me COVID-19

Janë testuar gjithsej 209 mostra të marra nga Klinika Infektive, gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren si dhe nga karantina në Qendrën studentore. Rastet pozitive janë raste kontakti, 15 raste nga komuna e Ferizajit (sipas vendbanimit: dhjetë raste Ferizaj, tre raste Mirash, një rast Mirosal dhe një rast Kosinë), nëntë raste nga komuna e Vitisë ( sipas vendbanimit: tre raste Viti, tre raste Gushicë dhe tre raste Pozharan), dy raste me vendbanim në Prishtinë dhe me nga një rast vendbanimet: Miradi e Epërme-Fushë Kosovë, Skenderaj, Vojnovc-Shtime, Sllatinë-Leposaviq dhe Zubin Potok. U konfirmua edhe një vdekje, S.M (1950) nga Komuna e Ferizajt.

18 prill – Nëntë të shëruar dhe 30 raste me COVID-19

Testuar gjithsej 242 mostra të marra nga Klinika Infektive, gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren si dhe nga karantina në Qendrën studentore. Rastet pozitive janë raste kontakti, 11 raste nga komuna e Suharekë (sipas vendbanimit: pesë raste Krushicë e poshtme, tre raste Suharekë, dy raste Reshtan dhe një rast Bukosh), nëntë raste me vendbanim në Pjetërshticë-Shtime, dy raste me vendbanim në Fushë Kosovë, dy raste me vendbanim në Gjakovë, dy raste me vendbanim në Gjilan dhe me nga një rast vendbanimet: Zabel i ulët-Drenas, Bokshiq-Klinë, Viti dhe Topanicë-Kamenicë.

19 prill – Nëntë të shëruar dhe 51 rast me COVID-19

Testuar gjithsej 295 mostra të marra nga Klinika Infektive, gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren si dhe nga karantina në Qendrën studentore. Rastet pozitive janë raste kontakti, 13 raste me vendbanim në Zubin Potok, nëntë raste nga komuna e Ferizajit (sipas vendbanimit: Ferizaj shtatë raste, raste dhe Kosinë dy raste), dhjetë raste nga komuna e Vitisë (sipas venbanimit: Viti gjashtë raste dhe Skifteraj katër raste), gjashtë raste nga Mitrovica e Veriut, katër raste nga Zveçani, tre nga Vojnovc-Shtime, dy raste nga komuna e Leposaviqit (sipas vendbanimit: Leshak dy raste, dy raste nga komuna e Prishtinës dhe me nga një rast vendbanimet: Prizren dhe Pejë.

20 prill – 21 të shëruar dhe 37 raste me COVID-19

Testuar gjithsej 353 mostra të marra nga Klinika Infektive, gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren si dhe nga karantina në Qendrën studentore. Rastet pozitive janë raste kontakti, nëntë raste me vendbanim në Lipjan, tetë raste me vendbanim në Pejë, gjashtë raste me vendbanim në Prishtinë, pesë raste me vendbanim në Skorobishtë-Prizren, katër raste nga Komuna e Podujevës (sipas vendbanimit: dy raste Podujevë dhe dy raste Pollatë), dy raste nga komuna e Zubin Potokut dhe nga një rast vendbanimet: Pjetërshticë-Shtime, Stubëll-Viti dhe Zveçan.

21 prill – Pesë të shëruar dhe gjashtë raste me COVID-19

Testuar gjithsej 191 mostra të marra nga Klinika Infektive, gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren si dhe nga karantina në Qendrën studentore. Rastet pozitive janë raste kontakti, dy raste me vendbanim në Prizren, dy raste me vendbanim në Mitrovicën e Veriut dhe dy raste nga komuna e Pejës (sipas vendbanimit: një rast Pejë dhe një rast Llugaxhi. U konfirmua edhe një vdekje, pacientja V.P. me vendbanim në Gjakovë (1980).

22 prill – Dhjetë të shëruar dhe 26 raste me COVID-19)

Testuar gjithsej 172 mostra të marra nga Klinika Infektive, gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren si dhe nga karantina në Qendrën studentore. Rastet pozitive janë raste kontakti, tetë raste nga komuna e Kamenicës (sipas vendbanimit: gjashtë raste Poliçkë dhe dy raste Hodonoc), katër raste nga komuna e Istogut (sipas vendbanimit: dy raste Kërninë, një rast Istog dhe një rast Prekallë), katër raste nga komuna e Pejës (sipas vendbanimit: një rast Vitomiricë, një rast Lutogllavë, një rast Nabërgjan, dhe një rast Pejë), katër raste me vendbanim Stubëll-Viti, tre raste me vendbanim në Ferizaj dhe me nga një rast vendbanimet: Prizren, Godanc i epërm-Shtime dhe Zveçan.

23 prill – 21 të shëruar dhe 39 raste me COVID-19

Testuar gjithsej 255 mostra të marra nga Klinika Infektive, gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren si dhe nga karantina në Qendrën studentore. Rastet pozitive janë raste kontakti, 26 raste nga komuna e Pejës (sipas vendbanimit: 15 raste Katund i ri dhe 11 raste Pejë), nëntë raste me vendbanim në Prizren, dy raste me vendbanim në Mitrovicën e Veriut dhe me nga një rast vendbanimet: Kërninë-Istog dhe Zveçan. U konfirmua edhe një vdekje, pacienti K. Q. (1967) nga Komuna e Prizrenit.

24 prill – Tre të shëruar dhe 34 raste me COVID-19)

Testuar gjithsej 263 mostra të marra nga Klinika Infektive, gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren si dhe nga karantina në Qendrën studentore. Rastet pozitive janë raste kontakti, 15 raste nga komuna e Gjilanit (sipas vendbanimit: shtatë raste Gjilan, shtatë raste Livoç i epërm dhe një rast Kosaçë), gjashtë raste nga komuna e Prizrenit (sipas vendbanimit: pesë raste Prizren dhe një rast Gërnçar), pesë raste nga komuna e Ferizajit (sipas vendbanimit: katër raste Mirash dhe një rast Ferizaj), dy raste me vendbanim në Rahovec, dy raste nga komuna e Dragashit ( sipas vendbanimit një rast Zaplluzhë dhe një rast Plavë) dhe me nga një rast vendbanimet: Prishtinë, Skenderaj, Lladrovc-Malishevë dhe Zveçan.

25 prill – Tre të shëruar dhe 28 raste me COVID-19

Testuar gjithsej 292 mostra të marra nga Klinika Infektive, gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren si dhe nga karantina në Qendrën studentore. Rastet pozitive janë raste kontakti, 14 raste me vendbanim në Rahovec, katër raste me vendbanim në Gjilan, dy raste nga komuna e Pejës (sipas vendbanimit: një rast Pejë dhe një rast Bllagajë), dy raste nga komuna e Kaçanikut (sipas vendbanimit: një rast Runjevë dhe një rast Dubravë), dy raste me vendbanim në Lladrovc-Malishevë, dy raste me vendbanim në Zhur-Prizren, dhe me nga një rast vendbanimet: Prishtinë dhe Gurrakoc-Istog. U konfirmua edhe një vdekje, pacientja F.G. (1947), nga komuna e Shtimes.

26 prill – Një i shëruar dhe 32 raste me COVID-19

Testuar gjithsej 297 mostra të marra nga Klinika Infektive, gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren si dhe nga karantina në Qendrën studentore. Rastet pozitive janë raste kontakti, 23 raste nga komuna e Pejës (sipas vendbanimit: 14 raste Pejë, pesë raste Nakëll dhe katër raste Bllagajë), katër raste me vendbanim në Runjevë-Kaçanik, dy raste me vendbanim në Strellc i Epërm-Deçan dhe me nga një rast vendbanimet: Hoçë e Qytetit-Prizren, Sallagrazhdë-Suharekë dhe Shtime. U konfirmua edhe një vdekje, pacienti me inicialet M.I.(1976), nga komuna e Gjilanit.

27 prill – 35 të shëruar dhe 17 raste me COVID-19

Testuar gjithsej 226 mostra të marra nga Klinika Infektive, gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren si dhe nga karantina në Qendrën studentore. Rastet pozitive janë raste kontakti nga: Komuna e Prizrenit: pesë raste (sipas vendbanimit: një rast Prizren, një rast Hoçë e Qytetit, një rast Piranë, një rast Arbanë dhe një rast Lubizhdë), Komuna e Leposaviqit: tre raste (sipas vendbanimit: dy raste Leshak dhe një rast Leposaviq), Komuna e Podujevës: dy raste (sipas vendbanimit: një rast Llapashticë e poshtme dhe një rast Podujevë) dhe nga një rast vendbanimet: Prishtinë, Plavë-Dragash, Kotradiq-Pejë, Runjevë-Kaçanik, Reti e poshtme-Rahovec, Suharekë dhe Zveçan.

28 prill – 31 të shëruar dhe dhjetë raste me COVID-19

Testuar gjithsej 250 mostra të marra nga Klinika Infektive, gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren si dhe nga karantina në Qendrën studentore. Rastet pozitive janë raste kontakti nga: Komuna e Kamenicës: pesë raste (sipas vendbanimit: pesë raste Poliçkë), Komuna e Vitisë: tre raste (sipas vendbanimit: tre raste Ramjan), dhe nga një rast vendbanimet: Mollopolc-Shtime dhe Rahovec.

29 prill – 17 të shëruar dhe nëntë raste me COVID-19

Testuar gjithsej 225 mostra të marra nga Klinika Infektive, gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren si dhe nga karantina në Qendrën studentore. Rastet pozitive janë raste kontakti nga: Komuna e Prizrenit: katër raste (sipas vendbanimit: katër raste Prizren), Komuna e Malishevës: tre raste (sipas vendbanimit: tre raste Lladrovc), dhe nga një rast vendbanimet: Sallagrazhdë-Suharekë dhe Rahovec.

30 prill – 22 të shëruar dhe shtatë raste me COVID-19

Testuar gjithsej 243 mostra të marra nga Klinika Infektive, gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren si dhe nga karantina në Qendrën studentore. Rastet pozitive janë raste kontakti nga: Komuna e Prizrenit: pesë raste (sipas vendbanimit: pesë raste Prizren) dhe nga një rast vendbanimet: Ramjan-Viti dhe Mitrovicë e Jugut.

1 maj – 27 të shëruar dhe shtatë raste me COVID-19

Testuar gjithsej 221 mostra të marra nga Klinika Infektive, gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren si dhe nga karantina në Qendrën studentore. Rastet pozitive janë raste kontakti dhe sipas vendbanimit: gjashtë raste nga komuna e Prizrenit dhe një rast nga komuna e Suharekës.

2 maj – 38 të shëruar dhe dhjetë raste me COVID-19

Testuar gjithsej 231 mostra të marra nga Klinika Infektive, gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren. Rastet pozitive janë raste kontakti nga: komuna e Mitrovicës pesë raste (sipas vendbanimit: pesë raste Rekë), nga komuna e Prizrenit tre raste (sipas vendbanimit: dy raste Prizren dhe një rast Gërnçar), nga Rahoveci dy raste.

3 maj – 18 të shëruar dhe 11 raste me COVID-19

Testuar gjithsej 171 mostra të marra nga Klinika Infektive dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilave me SARS-CoV-2. Rastet pozitive janë raste kontakti nga: komuna e Mitrovicës së Jugut pesë raste (sipas vendbanimit: pesë raste Rekë) nga komuna e Prizrenit tre raste (sipas vendbanimit: tre raste Prizren), Leposaviq tre raste (sipas vendbanimit: Leposaviq dy raste, Leshak një).

4 maj – 22 të shëruar dhe katër raste me COVID-19

Testuar gjithsej 254 mostra të marra nga Klinika Infektive, gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren. Rastet pozitive janë raste kontakti nga: komuna e Mitrovicës dy raste (sipas vendbanimit: dy raste Rekë) dhe me nga një rast vendbanimet: Rahovec dhe Zhur-Prizren.

5 maj – 87 të shëruar dhe një rast me COVID-19

Testuar gjithsej 220 mostra të marra nga Klinika Infektive dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren. Rasti pozitiv është rast kontakti nga: komuna e Mitrovicës një rast (sipas vendbanimit: një rast Rekë).

6 maj – 43 të shëruar dhe katër raste me COVID-19

Testuar gjithsej 324 mostra të marra nga Klinika Infektive, rastet nga terreni dhe në Shtëpinë e Përkujdesjes për të moshuar në Prishtinë. Rastet pozitive janë raste kontakti nga: komuna e Prizrenit dy raste (sipas vendbanimit: një rast Prizren, një rast Zhur), një një rast me vendbanim në Rahovec dhe një një rast Leposaviq.

7 maj – 28 të shëruar dhe një rast me COVID-19

Testuar gjithsej 229 mostra të marra nga Klinika Infektive dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren. Me SARS-CoV-2, është diagnostikuar 1 rast. Rasti pozitiv është rast kontakti nga: komuna e Kamenicës një rast (sipas vendbanimit: një rast Poliçkë).

8 maj – 61 të shëruar dhe një rast me COVID-19

Testuar gjithsej 243 mostra të marra nga Klinika Infektive dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren. Rasti pozitiv është rast kontakti nga: komuna e Prishtinës një rast (sipas vendbanimit: një rast Prishtinë).

9 maj – 31 të shëruar dhe tetë raste me COVID-19

Testuar gjithsej 177 mostra të marra nga Klinika Infektive dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren. Rastet pozitive janë raste kontakti nga: komuna e Prishtinës tre raste (sipas vendbanimit: tre raste Prishtinë), komuna e Mitrovicës dy raste (sipas vendbanimit: dy raste Mitrovicë) dhe me nga një rast vendbanimet: Llazarevë- Obiliq, Fushë Kosovë dhe Gjilan.

10 maj – Katërmbëdhjetë raste me COVID-19 dhe dy të shëruar

Testuar gjithsej 200 mostra të marra nga Klinika Infektive dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren. Rastet pozitive janë raste kontakti nga: komuna e Gjilanit 9 raste (sipas vendbanimit: tetë raste Gjilan dhe një rast Livoç i epërm), komuna e Prizrenit dy raste (sipas vendbanimit: dy raste Prizren) dhe me një rast vendbanimet: Pejë, Studime e Epërme-Vushtrri dhe Prishtinë.

11 maj – 11 raste me COVID-19 dhe dy të shëruar

Testuar gjithsej 196 mostra të marra nga Klinika Infektive dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren. Rastet pozitive janë raste kontakti nga: komuna e Vushtrrisë pesë raste (sipas vendbanimit: pesë raste Studime e epërme), komuna e Prizrenit tre raste (sipas vendbanimit: tre raste Prizren), komuna e Prishtinës dy raste (sipas vendbanimit: dy raste Prishtinë) dhe një rast me vendbanim në Ferizaj.

12 maj – 24 raste me COVID-19 dhe 14 të shëruar

Testuar gjithsej 257 mostra të marra nga Klinika Infektive dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren. Rastet pozitive janë raste kontakti nga: komuna e Gjilanit 14 raste (sipas vendbanimit: gjashtë raste Përlepnicë, pesë raste Gjilan, një rast Velekincë, një rast Cërnicë dhe një rast Livoç i Epërm), komuna e Prishtinës katër raste (sipas vendbanimit: katër raste Prishtinë), komuna e Vushtrrisë tre raste (sipas vendbanimit: dy raste Vushtrri dhe një rast Pestovë) dhe me nga një rast vendbanimet: Topanicë-Kamenicë, Mitrovicë dhe Talinoc i Jerlive – Ferizaj. U konfirmua edhe një vdekje, pacientja H.E.(1957) nga Komuna e Rahoveci.

Në muajin e dytë shkalla e personave të shëruar ishte e lartë, deri më tani 73 për qind të numrit total të infektuar janë shëruar.

Këshilla dhe informacione të nevojshme nga njerëzit kompetent të fushës

Lul Raka, mikrobiolog

“Pandemia mund të mundet kur të gjendet vaksina, e cila është e sigurt dhe është efikase dhe kur ka mundësi të prodhohet në mënyrë masive, sepse në qoftë se vjen deri në një vaksinë të tillë ajo merr një vit. Ne duhet të përgatitemi që të bashkëjetojmë me virusin por, duke pasur kujdesin maksimal“.

Naser Ramadani, Drejtor i Institutit të Shëndetësisë Publike të Kosovës

“Gabimet dhe lëshimet e rekomandimeve nga të gjithë ne mund të jenë fatale. Masat e kanë një qëllim: shpëtimin e jetëve. Kjo është shëndetësia publike”.

Valbon Krasniqi, Infektolog në Klinikën Infektive QKUK

“Saktësisht me datën të muajit mars e kemi pranuar rastin e parë të dyshuar me COVID-19. Me datën 13 i kemi konfirmuar dy rastet e para. Tani pas dy muajve e kemi një situatë me mbi 895 raste dhe me 19 me ecuri fatale brenda QKUK-së. Kjo ka ndryshuar sjelljet tona. Normalisht që do të ketë ndikim edhe në vazhdim tek jetët tona, në ekonomi, arsim. Kjo pandemi do të ketë ndikim në jetët tona”.

Faik Hoti, zëdhënës i Ministrisë së Shëndetësisë

“Të vazhdojë respektimi i masave të marra nga institucionet. Në rast se do të ketë përkeqësim të situatës, atëherë mund të shtyhet faza e dytë e hapjes graduale ekonomike. E gjitha kjo varët se si qytetarët i respektojnë masat, është fakt se ka një rënie të disiplinës”

Gjatë kësaj kohe Qeveria e Kosovës ka marrë edhe disa vendime:

Më 15 prill me vendim të Ministrisë së Shëndetësisë hynë në fuqi masat e reja të qarkullimit, ky qytetarëve iu lejua të dalin vetëm 90 minuta brenda 24-orëve. Ndërsa, më 25 prill në karantinë u vendos që të futet edhe Komuna e Pejës, pas rritjes së numrit të personave të infektuar me COVID-19. Më 27 prill, Ministra e Financave dhe Transfereve me qëllim të zbatimit të Vendimit 01/07 dhe 01/09 të Qeverisë së Kosovës për marrjen e masave shtesë pas konfirmimit të rasteve pozitive me COVID-19, ka marr vendim që të zgjatet deri më 30 qershor afati për pagesën e disa tatimeve. Më datën 28 prill, Ministria e Financave dhe Transfereve njofton se ka shtyrë deklarimin e tatimeve nga data 30 prill deri më 15 maj. Më datën 30 prill, Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia në një konferencë për media ka prezantuar fazat lehtësuese dhe hapjen graduale të ekonomisë. Ai ka thënë se lehtësimi i masave është paraparë të bëhet në tri faza. E para do të nisë nga data 4 maj deri më 18 maj. Më datën 5 maj, Ministria e Shëndetësisë vendosi që Prishtina, Prizreni dhe Ferizaji dhe Peja të dalin nga karantina. Më datën 5 maj me propozim dhe kërkesë të Asociacionit të Komunave të Kosovës (AKK), Ministria e Financave dhe Transfereve (MFT) ka nxjerrë vendim që të pezullohet aplikimi i llogaritjes së interesit për mos pagesën e Tatimit në Pronë. Ndërsa më 8 Maj, Ministria e Shëndetësisë ka marrë vendim të ri për të gjithë personat që vijnë nga jashtë, e të cilët nuk do të qëndrojnë më 14 ditë në karantinë. Personat që vijnë nga jashtë tash e tutje do të qëndrojnë shtatë ditë në karantinë, gjegjësisht në Qendrën e Studentëve në Prishtinë nëse dalin negativ në testin për coronavirus.

QËNDRONI NË SHTËPI, KJO UA SHPËTON JETËN!

MBANI DISTANCË FIZIKE PËR SË PAKU 2 METRA!

MBAJE PASTËRTINË TUAJ DHE SHTËPISË SUAJ!

PAKUJDESIA KUSHTON ME JETË!

The post Dy muaj me koronavirus në Kosovë: E gjithë ajo që ka ndodhur nga rasti i parë appeared first on Lajmet e Fundit – RahovecNews.