A e kopjoi Vetëvendosja mënyrën e protestës në kohë pandemie nga partia komuniste e Greqisë?

a-e-kopjoi-vetevendosja-menyren-e-protestes-ne-kohe-pandemie-nga-partia-komuniste-e-greqise?

Për këtë protestë, Lëvizja Vetëvendosje as nuk ka kërkuar leje e as nuk ka lajmëruar institucionet e vendit, për arsye se e njëjta është mbajtur në kohë pandemie kur qytetarët po detyrohen të qëndrojnë të izoluar nëpër shtëpitë e tyre, shkruan Rahovecnews.net.

Protestuesit kishin maska dhe dorëza e gjithashtu u vendosën në disa pika të kuqe që janë shënjuar ditë më parë në sheshin “Skendërbeu”.

VV mbledh aktivistë në shesh, thonë se po bëjnë prova për protesta

E një model i tillë i protestës së fundmi është aplikuar në Greqi, nga partia komuniste atje, pikërisht në ditën e punës.

Partia Komuniste në Greqi protestoi për të drejtat e punëtorëve, pagat dhe padrejtësitë që i bëhen, pikërisht në ditën e punës.

Në anën tjetër, praktika e tyre është identike me praktikën të cilën ka përdorur dje Lëvizja Vetëvendosje për të bërë “prova” për protestë në rast se iu duhet një e tillë.

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti ka reaguar ashpër duke thënë se shteti nuk mund të jetë për dikë nënë e për dikë njerkë.

E nga PDK dhe LDK kanë thënë se Vetëvendosje në kohë pandemie kur qytetarët po qëndrojnë në shtëpi po rrezikon qytetarët.