Zjarr në spitalin e infeksionit në Shën Petersburg, ku trajtohen pacientët me koronavirus

zjarr-ne-spitalin-e-infeksionit-ne-shen-petersburg,-ku-trajtohen-pacientet-me-koronavirus

Në qytetin St. Petersburg të Rusisë 5 persona humbën jetën nga një zjarr në spitalin ku trajtoheshin të sëmurët me koronavirusin e ri (COVID-19), transmeton KosovaPost.

Sipas agjencisë ruse të lajmeve TASS, zjarri ka shpërthyer në katin e 6 të spitalit St.George në St. Petersburg, në të cilin ndodheshin nën trajtim të sëmurët me COVID-19.

Si pasojë e zjarrit kanë humbur jetën 5 persona të cilët ishin të lidhur me pajisjen e frymëmarrjes.

Ndërkohë bëhet e ditur se nga spitali janë evakuar 150 persona dhe se zjarri është vendosur nën kontroll.

Teksa kanë filluar hetimet lidhur me ngjarjen, thuhet se sipas të dhënave paraprake zjarri është shkaktuar nga një problem në pajisjet e frymëmarrjes.

Rikujtohet se edhe dy ditë më parë 9 persona humbën jetën nga një zjarr në shtëpinë e kujdesit ku qëndronin të sëmurët në qytetin Krasnogorsk të Rusisë.

Edhe javën e kaluar një person humbi jetën si pasojë e një zjarri në spitalin ku trajtoheshin të sëmurët me COVID-19 në kryeqytetin Moskë.

The post Zjarr në spitalin e infeksionit në Shën Petersburg, ku trajtohen pacientët me koronavirus appeared first on Rahovecnews.net.