Si të mbrohemi nga koronavirusi në ambientet e jashtme, pas daljes nga karantina

si-te-mbrohemi-nga-koronavirusi-ne-ambientet-e-jashtme,-pas-daljes-nga-karantina

Britania e Madhe ka lëshuar udhëzime për banorët se si të qëndrojnë të sigurt dhe të shmangin “kapjen e coronavirusit” në hapësira të jashtme.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, zyrtarët u kanë bërë thirrje qytetarëve të bartin maska në transportin publik, dhe në disa dyqane ku distancimi nuk është i mundur.

Në mesin e udhëzimeve janë edhe ai se njerëzit duhet të vazhdojnë të pastrojnë duart, të punojnë nga shtëpia nëse është e mundur, të udhëtojnë me biçikleta ose të ecin në këmbë në një destinacion të caktuar.

Njerëzit duhet të pastrojnë rrobat rregullisht dhe të freskojnë dhomat dhe shtëpitë e tyre.

Në listën e mëposhtme janë publikuar më detajisht, një sërë udhëzimesh që duhen respektuar për t’u mbrojtur nga coronavirusi, pas daljes nga karantina.

Mbani distancën nga njerëzit në ambientet e jashtme

Ekspertët e shëndetësisë thonë se rreziku i infeksonit “rritet më shumë për shkak të afërsisë me një person tjetër”.

Faktor tjetër i rrezikshëm është edhe sasia e kohës që kaloni në kontakt të ngushtë me dikë tjetër, andaj njerëzit nuk duhet të qëndrojnë në afërsi për një kohë të gjatë, si dhe me këtë rast duhet të mbahet distanca prej dy metra.

Mbani duart dhe fytyrën tuaj sa më pastër që të jetë e mundur

Pastroni duart me sapun dhe ujë, pastaj thajini ato tërësisht.

Përdorni dezinfektues sidomos në ambiente të jashtme, dhe pasi të hyni në apartament ose të keni prekur sipërfaqet.

Vlen të ceket se nuk duhet të prekni fytyrën tuaj, pasi mendohet të jetë një nga mënyrat kryesore për kapjen e virusit që shkakton sëmundjen COVID-19.

Punoni nga shtëpia nëse është e mundur

Shumë britanikë janë në gjendje të bëjnë pjesën më të madhe ose të gjithë punën nga shtëpia, nëse u jepen pajisjet e duhura.

Punëdhënësi i juaj duhet t’ju mbështesë për aspektet e ambientit të punës në shtëpi, megjithëse jo të gjitha mund të bëhen nga shtëpia.

Mos qëndroni ballë për ballë me njerëzit jashtë shtëpisë

Një tjetër udhëzim këshillon që të shmanget qëndrimi ballë për ballë me njerëzit jashtë shtëpisë, kjo pasi rreziku ekziston që të “kapni” virusin nga pikat e frymëmarrjes nga personi që kollitet, i cili i njëjti mund të ketë qenë i infektuar.

Në vend që të bisedoni ballë për ballë me të tjerët, duhet të qëndroni krah për krah.

Shpenzoni më pak kohë me njerëzit në punë

Udhëzimi thotë se duhet të zvogëloni kontaktin me njerëzit në punë, si dhe punëdhënësit të ndryshojnë çdo model ndryshimi për t’ju përshtatur me të njëjtin ekip çdo ditë.

Shamngni turmat

Ju mund të ulni rreziqet e kapjes së virusit duke zvogëluar numrin e njerëzve me të cilët jeni në kontakt të afërt.

Është mirë të shmanget shfrytëzimi i transportit publik në orët e vrullshme, herët në mëngjes ose në mbrëmje.

Përpiquni të ecni në këmbë ose të udhëtoni me biçikletë në destinacione të caktuara

Preferohet që të ecni në këmbë ose të udhëtoni me biçikletë, në mënyrë që të shmangni transportin publik.

Pastroni rrobat rregullisht

Sipas udhëzimeve, rrobat duhet të pastrohen regullisht, pasi njerëzit mund ta “kapin” virusin nga veshjet dhe të infektohen nëse prekin fytyrën e tyre.

Freskoni ambientet e mbyllura

Objektet duhet të jenë të ajrosura mirë për të frenuar përhapjen e coronavirusit vde.kjeprurës, virusi ka më pak të ngjarë të kalohet në ndërtesa të ajrosura mirë dhe jashtë saj.

Mbani maska në fytyrë

Një maskë e fytyrës nuk është e njëjtë me maskat kirurgjikale ose respiratorët e përdorur si pjesë e pajisjeve mbrojtëse personale nga kujdesi shëndetësor dhe punëtorët e tjerë.

Mbulimet e fytyrës gjithashtu nuk duhet të përdoren nga fëmijët nën moshën dy vjeç, sipas udhëzimit.

Është e rëndësishme të përdorni maskat e fytyrës siç duhet dhe të lani duart para se t’i vendosni dhe t’i heqni ato.