Shqipëria po përballet me mirë se Kosova me pandemi

shqiperia-po-perballet-me-mire-se-kosova-me-pandemi

Gjatë dy ditëve të fundit numri i rasteve me koronavirus në Kosovë ka pasur një rritje të lehtë dhe numri i të infektuarve ka qenë me i madh se i atyre të shëruarave për herë të parë pas dy javësh, duke bërë që numri i përgjithshëm i të infektuarve në vend të shkoj në 895. Ndërsa në Shqipëri numri i përgjithshëm i të prekurve me koronavirus është me i ulët, me gjithsej 876 raste, duke shënuar rënie të rasteve të reja në ditët e fundit.

Që nga 27 prilli, Kosova për herë të parë në dy ditët e fundit ka regjistruar më shumë raste të të infektuarve se raste të shëruar, gjithsej 25 të infektuar dhe vetëm 3 raste të shëruara.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK), ka bërë të ditur se vetëm të dielën në vendin tonë janë evidentuar 14 raste të reja me koronavirus, ndërsa të hënën 11 raste, kështu duke e çuar në 895 numrin e përgjithshëm të të infektuarve.

Ndërsa deri me tani janë regjistruar 28 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese.

Derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 657 raste.

“Nga data 08 shkurt deri më 11 maj 2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 10.130 mostra të dyshimta në virusin SARS-CoV-2 dhe prej tyre pozitive rezultojnë gjithsej 895 raste, me gjithsej 28 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese”, thuhet në njoftimin e fundit nga IKSHPK.

Sa i përket Shqipërisë atje ka numër me të vogël të rasteve të të infektuarve, ku numri i përgjithshëm deri me tani është 876, ose ndryshe 23 raste me pak së në Kosovë, edhe pse me numër të popullsisë shumë me të madh se Kosova.

Dy ditët e fundit në Shqipëri ka pasur ulje të rasteve, sot atje janë shënuar vetëm 4 raste të reja me koronavirus, numri i njëjt ishte edhe gjatë ditës së djeshme(e hënë).

Në Shqipëri janë më mirë edhe sa i përket nurit të të shëruarve, deri me tani janë shëruar 682 qytetarë, ose rreth 78% e të gjithë të prekurve, ndërsa në Kosovë deri me tani janë 657 raste të shëruar.

Shqipëria qëndron me keq sa i përket rasteve që kanë përfunduar me fatalitet, janë gjithsej 31 raste.

Aktualisht në Shqipëri në dy spitalet COVID janë të shtruar 24 pacientë dhe vetëm 1 prej tyre është në terapi intensive.

Po duket që masat e reja lehtësuese që ka marrë Ministria e Shëndetësisë në Kosovë dhe që kanë hyrë në fuqi që nga 4 maji kanë ndikuar edhe në rritjen e numrit të rasteve të reja në, ku qytetarët nuk po sillen në bazë të rekomandimeve nga infektologët dhe IKSHPK.

Masat e reja kundër përhapjes së koronavirusit në vendin tonë erdhën si rezultat i përmirësimit të gjendjes dhe menjëherë qysh në ditën e parë kur hyn në fuqi këto masa, u vërejt numri i madh i qytetarëve nëpër qytete, të cilët nuk respektonin aq shumë rekomandimet e IKSHPK’së dhe të MSH’së.

Si duket menaxhimi i situatës se krijuar nga koronavirus në Shqipëri është me i mirë dhe me i duhur nga Qeveria atje si dhe qytetarët duket të kenë qenë me të kujdesshëm se në Kosovë.

Gjithashtu duhet theksuar se në Shqipëri janë bërë me shumë testime, nga fillimi i epidemisë, deri tani, janë kryer 11.332 testime, ndërsa në Kosovë janë testuar gjithsej 10.130 mostra të dyshimta në virusin SARS-CoV-2 .

The post Shqipëria po përballet me mirë se Kosova me pandemi appeared first on Lajmet e Fundit – RahovecNews.