Home COVID-19 Reagon Ahmeti: Pakujdesia mund të vonojë relaksimin e masave

Reagon Ahmeti: Pakujdesia mund të vonojë relaksimin e masave

0
Reagon Ahmeti: Pakujdesia mund të vonojë relaksimin e masave

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ua ka tërhequr vërjetjen qytetarëve pasi sonte u regjistuan katër raste me coronavirus.

Ahmeti, përmes një postimi në Facebook, tha se mosrespektimi i masave dhe pakujdesia e qytetarëve mund të bëjë që të shtyhet lehtësimi i masave.

“4 raste të reja në Prishtinë e 24 në krejt Kosovën. Pakujdesia mund të vonojë relaksimin e masave. Po mundohemi në çdo mënyrë ta kufizojmë këtë rritje të dytë të rasteve por na duhet bashkëpunimi i të gjithëve. Përndryshe IKSHP dhe Ministria e Shëndetësisë mund të shtyjnë relaksimin e masave”, ka shkruar Ahmeti.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) ka njoftuar se sot janë konfirmuar 24 raste të reja me COVID-19, në vendin tonë duke çuar numrin e përgjithshëm të infektuarve në 919.

The post Reagon Ahmeti: Pakujdesia mund të vonojë relaksimin e masave appeared first on Lajmet e Fundit – RahovecNews.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

error: Ku po shkon !!