Ndalohen 25 persona për mosrespektim të vendimit të qeverisë, Prizreni prin me raste

ndalohen-25-persona-per-mosrespektim-te-vendimit-te-qeverise,-prizreni-prin-me-raste

Qytetarët e Kosovës vazhdojnë të mos i respektojnë vendimet e qeverisë për mospërhapjen e koronavirusit.

Qeveria e Kosovës, përkatësisht Ministria e Shëndetësisë, si masë parandaluese për përhapjen e koronavirusit ka mbyllur shumë biznese, por edhe qytetarëve ua ka kufizuar lëvizjen e lirë.

Mirëpo, pavarësisht këtyre vendimeve, qytetarët nuk po i respektojnë ato.

Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, me lehtësimin e masave, disa qytetarë kanë filluar edhe hapjen e restoranteve, shkruan lajmi.net.

Policia ka bërë të ditur se vetëm në komunën e Prizrenit janë ndaluar, arrestuar apo shoqëruar për në stacion policor, 11 persona për veprën “mosveprim sipas dispozitave shëndetësore gjatë epidemisë”.

Më poshtë ju sjellim të detajuara të gjitha rastet:

Magjistralja Prishtinë – Gjilan, 11.05.2020 – 20:10. Dy meshkuj kosovarë janë arrestuar për arsye se të njëjtit kishin hapur restorantin në kundërshtim me vendimin e Ministrisë së Shëndetësisë. Të dyshuarit pas inicimit të rastit me vendim të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt.

Rruga B, Prishtinë, 11.05.2020 – 20:10. Një mashkull kosovar është arrestuar për arsye se i njëjti kishte hapur restorantin në kundërshtim me vendimin e Ministrisë së Shëndetësisë. I dyshuari pas inicimit të rastit me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.

Rr. Ali Vitia, Prishtinë, 11.05.2020 – 23:05. Një mashkull kosovar është arrestuar për arsye se i njëjti kishte hapur restorantin në kundërshtim me vendimin e Ministrisë së Shëndetësisë. I dyshuari pas inicimit të rastit me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.

Rr. Ali Vitia, Prishtinë, 12.05.2020 – 00:15. Një mashkull kosovar është arrestuar për arsye se i njëjti kishte hapur restorantin në kundërshtim me vendimin e Ministrisë së Shëndetësisë. I dyshuari pas inicimit të rastit me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.

Fsh. Sopijë, Suharekë, 11.05.2020 – 02:10. Njësiti policor gjatë patrullimit të ndaluar në veturë ka hasur të dyshuarin mashkull kosovar i cili nuk kishte respektuar vendimin e Ministrisë së Shëndetësisë për lëvizje. Ndaj të dyshuarit është iniciuar lënda e rastit, në konsultim me prokurorin i njëjti është liruar në procedurë të rregullt.

Rr. Ëesli Clark, Prizren, 11.05.2020 – 10:20. Njësiti policor gjatë patrullimit ka ndaluar veturën në të cilën kishin qenë dy të dyshuarit meshkuj kosovarë të cilët nuk kishin respektuar vendimin e  Ministrisë së Shëndetësisë. Ndaj të dyshuarve është iniciuar lënda e rastit, në konsultim me prokurorin të njëjti janë liruar në procedurë të rregullt.

Rr. Rrustë Kabashi, Prizren, 11.05.2020 – 14:02. Është raportuar se është takuar i dyshuari mashkull kosovar në rrugë i cili nuk i ka respektuar vendimin lëshuar nga Qeveria. I njëjti është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.

Rr. Fadil Rifati, Prizren, 11.05.2020 – 12:00. Është raportuar se është takuar i dyshuari mashkull kosovar në rrugë i cili nuk i ka respektuar vendimin lëshuar nga Qeveria. I njëjti është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.

Fsh. Landovicë, Prizren, 11.05.2020 – 13:55. Njësiti policor gjatë patrullimit ka hasur dy të dyshuarit meshkuj kosovarë të cilët nuk kanë respektuar vendimin lëshuar nga Qeveria. Ndaj të dyshuarve është iniciuar lënda e rastit, në konsultim me prokurorin të njëjti janë liruar  në procedurë të rregullt.

Rr. Ëesli Clark, Prizren, 11.05.2020 – 14:45. Njësiti policor  gjatë patrullimit ka ndaluar veturën te cilën e ngiste i dyshuari mashkull kosovar i cili nuk ka respektuar vendimin e lëshuar nga Ministria e Shëndetësisë e RKS-se. I dyshuari është intervistuar, në  konsultuar prokurori kujdestar, është liruar në procedurë të rregullt.

Lagjja Dardania, Prizren, 11.05.2020 – 14:30. Njësiti policor  ka ndaluar veturën te cilën e ngiste i dyshuari mashkull kosovar i cili nuk ka respektuar vendimin e lëshuar nga Ministria e Shëndetësisë e RKS-së.  I dyshuari është intervistuar, në  konsultuar prokurori kujdestar, është liruar në procedurë të rregullt.

Lagjja Dardania, Prizren, 11.05.2020 – 16:05. Njësiti policor ka ndaluar veturën te cilën e ngiste i dyshuari mashkull kosovar i cili nuk ka respektuar vendimin e lëshuar nga Ministria e Shëndetësisë e RKS-së. I dyshuari është intervistuar, në  konsultuar prokurori kujdestar, është liruar në procedurë të rregullt.

Dragash , 11.05.2020 – 22:30. Një mashkull kosovar është arrestuar për arsye se kishte hapur restorantin në kundërshtim me vendimin e Ministrisë së Shëndetësisë. I dyshuari pas inicimit të rastit me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.

Fsh. Stanofc i Ulët, Vushtrri 11.05.2020 – 00:34. Është arrestuar e dyshuara femër  kosovare e cila nga njësiti policor është hasur brenda në një lokal duke punuar dhe duke shërbyer pije.  E dyshuara nuk ka respektuar vendimin e qeverisë, ndaj të cilës është iniciuar lënda e rastit dhe e njëjta pas intervistimit me urdhër të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.

Rr. Ali Gashi, Skenderaj, 10.05.2020 – 21:00. Policia gjatë patrullimit ka vërejtur se një kafiteri  ishte e hapur në kundërshtim me vendimin e Ministrisë së Shëndetësisë.  Në konsultim me prokurorin kujdestar ndaj pronarit është iniciuar rasti..

Rr. Ali Gashi, Skenderaj, 10.05.2020 – 21:30. Policia gjatë patrullimit ka vërejtur se  një restorant në një pompë të derivateve ka punuar,  në kundërshtim me vendimin e Ministrisë së Shëndetësisë.  Në konsultim me prokurorin kujdestar ndaj pronarit është iniciuar rasti.

Skenderaj, 10.05.2020 – 22:00. Policia gjatë patrullimit ka vërejtur se një restorant në një pompë të derivateve ka qenë i hapur, në kundërshtim me vendimin e Ministrisë së Shëndetësisë.  Në konsultim me prokurorin kujdestar ndaj pronarit është iniciuar rasti.

Fsh. Muçibabë, 11.05.2020 – 15:40. Policia gjatë vëzhgimit rreth brezit kufitar ka vërejtur një traktor me rimorkio të ngarkuar me gjësende. Pasi është ndaluar në traktor kanë qenë tre meshkuj kosovarë dhe të ngarkuara kanë pasur gjëra ushqimore dhe pije, të cilat janë dërguar në doganë. Të dyshuarit pas intervistimit në konsultim me prokurorin janë  liruar në procedurë të rregullt.

Fsh. Korminjan i Ulët, Kamenicë, 11.05.2020 – 14:20. Policia gjatë vëzhgimit rreth brezit kufitar ka vërejtur një traktor me rimorkio të ngarkuar me gjësende. Pasi është ndaluar në traktor ka qenë një mashkull kosovar dhe të ngarkuara kanë pasur gjëra ushqimore të cilat janë i janë dërguar doganës. I dyshuarit pas intervistimit me rekomandim të mjekëve është dërguar në karantinë në Prishtinë.

Fsh. Korminjan i Ulët, Kamenicë 11.05.2020 – 14:15. Policia gjatë vëzhgimit rreth brezit kufitar ka vërejtur një traktor me rimorkio të ngarkuar me gjësende. Pasi është ndaluar në traktor ka qenë një mashkull kosovar dhe të ngarkuara kanë pasur gjëra ushqimore të cilat  janë dërguar në doganë. I dyshuarit pas intervistimit me rekomandim të mjekëve është dërguar në karantinë në Prishtinë. /