Lajmi i fundit: Vdes edhe një person me Koronavirus në Kosovë

Ka ndërruar jetë edhe një paciente tjetër e infektuar me Covid-19.

Viktima është një 63 vjeçare nga Rahoveci, dhe ishte duke u trajtuar në Klinikën Infektive.

Këtë e ka konfirmuar, kryetari i Rahovecit Smajl Latifi.

“Pacientja në fjalë qe nje jave ka qenë e shtritë në Klinikën Infektive. Ka pasur edhe probleme të tjera shëndetësore. Pra ka qenë ne dializë. Ka ndërruar jetë sot në Infektivë”, ka thënë per Express, Smajl Latifi.

63 vjeçarja ishte paciente e cila vuante edhe nga dializa.

Ky rast çon në 29 numrin e të vdekurve në Kosovë që lidhen me virusin Covid-19.

The post Lajmi i fundit: Vdes edhe një person me Koronavirus në Kosovë appeared first on Lajmet e Fundit – RahovecNews.