“Pika e dobët e qeverisë Kurti, prishja e marrëdhënieve me SHBA’në. Vazhdimisht prej kur ka ardhë në pushtet, ka qenë i pakujdesshëm në deklaratat e tij, sepse është munduar të bëhet me Gjermaninë duke e shpërfillur totalisht SHBA’në”, është shprehur Kuci.
Tutje, Kuci tha se Kurti është dashur të shkojë të paktën ta shohë marrëveshjen të cilën Kurti e ka quajtur marrëveshje të dëmshme për Kosovën.
“Ajo cka nuk ka bë mirë, nuk shkoi me pa marrëveshjen, duke u bazuar në thashetheme. Kryeministri më e pakta duhet të shkojë ta shohë marrëveshjen e keqe, e të mos ketë paranojë të shtuar me të cilën ka akuzuar Thacin gjithherë”, thotë Kuci.
Në fund, Kuci tha se Kurti nuk u rrëzua nga Parlamenti, por u vet rrëzua qëllimisht.
“’Rënia e domosdoshme, për ngritjen e nevojshme’, – Nënkupton që ai nuk u rrëzu, por deshi të rrezohet qëllimisht”.