Hulumtimet arkeologjike në rrethinën e Rahovecit


Nga hulumtimet e shumta të Institut Arkeologjik të Kosovës dhe atë të Shqipërisë në rrethinën e Rahovecit, është konstatuar se rrethina e qytetit të rrushit paraqet një thesar arkeologjik me vendbanime të vjetra nga shekulli III dhe IV të periudhës romake dhe të mesjetës.

Në dalje të Rahovecit, 3 km larg qytetit, në vendin e quajtur “ Rrezinë( ish Maqinë), janë shumë ara, të cilët në nëntokën e saj fshehin vendbanime, varre të vjetra dhe bazilika.

Neki H. Kollari nga Rahoveci, arën e tij prej 2 Ha, pas çdo lëvrimi duhet të pastroj nga gurët, tjegullave, tullave… dhe thotë” Ara ime është eksploruar dhe hulumtuar nga Instituti Arkelogjik i Kosovës dhe ai i Shqipërisë, dhe këtu janë gjetur monedha të vjetra, pllaka me mbishkrime të vjetra, dhe muret që dëshmojnë se në këtē vend ka ekzistuar një bazilikë, ku afër këtij vendi ekzistojnë dy varre të panjohura, ​ të cilët janë duke u ruajtur nga familja jonë afro 400 vjet, brez pas brezi”.

Mësohet nga biseda të mëhershme me arkeologët, se banorët kanë jetuar në rafshina, por kanë qenë të detyruar të dynden në kodrina nga armiq.Si rezultat e këtyre dyndjeve, sot e kësaj dite ekzistojnë toponimet Dublanë, Shtavicë, Kobilagllavë( ku edhe është lindur iluministi rahovecas Hilmi Maliqi), toponime këto që ishin edhe vendbanime të viteve 1800, por të cilët lokalitete përmendeshin edhe 500 vjet më heret. Në vendbanimin e dikurshëm Shtavicë si dëshmi ekzistojnë varret e këtyre familjareve, të cilit me këtë mbiemër tradicional janë me dhjetra familje në Rahovec.