Gjilani sot me 14 raste, Prishtina me 4 raste

gjilani-sot-me-14-raste,-prishtina-me-4-raste

Ditët e fundit dukshëm është rritur numri i të infektuarve me covid19 në vendin tonë.

Sipas IKSHPK-së, 14 raste të reja kanë rezultuar në komunen e Gjilanit.

“Rastet pozitive janë raste kontakti nga: komuna e Gjilanit 14 raste (sipas vendbanimit: 6 raste Përlepnicë, 5 raste Gjilan, 1 rast Velekincë, 1 rast Cërnicë dhe 1 rast Livoç i epërm), komuna e Prishtinës 4 raste (sipas vendbanimit: 4 raste Prishtinë), komuna e Vushtrrisë 3 raste (sipas vendbanimit: 2 raste Vushtrri dhe 1 rast Pestovë) dhe me nga 1 rast vendbanimet: Topanicë-Kamenicë, Mitrovicë dhe Talinoc i Jerlive – Ferizaj”, thuhet në njoftim.

The post Gjilani sot me 14 raste, Prishtina me 4 raste appeared first on Lajmet e Fundit – RahovecNews.