Fauci paralajmëron ‘vaujtje’ për amerikanët nëse ndodh rihapja e parakohshme

fauci-paralajmeron-‘vaujtje’-per-amerikanet-nese-ndodh-rihapja-e-parakohshme

Eksperti kryesor i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për sëmundje, Anthony Fauci, ka paralajmëruar se një rihapje e parakohshme e ekonomisë pas izolimit nga koronavirusi do të çojë në “vuajtje dhe vdekje të panevojshme”.Fauci ka thënë për gazetën “New York Times” se mesazhi i tij kryesor për ligjvënësit do të jetë “rreziku i hapjes së parakohshme të shtetit”.
“Nëse i anashkalojmë kufizimet, për të ‘Hapur Amerikën Sërish’, rrezikojmë edhe shpërthime të shumëfishta të infeksionit në gjithë shtetin”, ka thënë ai. “Kjo jo vetëm se do të rezultojë në vuajtje dhe vdekje të panevojshme, por edhe do të na kthejë mbrapa në përpjekjet tona që t’i kthehemi normales”.

Deri tash në SHBA kanë vdekur 80 mijë njerëz si pasojë e koronavirusit, ndërsa janë infektuar 1.3 milionë banorë.

The post Fauci paralajmëron ‘vaujtje’ për amerikanët nëse ndodh rihapja e parakohshme appeared first on Lajmet e Fundit – RahovecNews.