Drejtori i gjigantit gjerman: Rashica është lojtar interesant

drejtori-i-gjigantit-gjerman:-rashica-eshte-lojtar-interesant

Drejtori sportiv i RB Leipzigut, Markus Krosche, e ka cilësuar Milot Rashicën si lojtar interesant, mirëpo e ka theksuar se ai ka edhe lojtarë të tjerë të cilët po i shikon si prioritet për afatin kalimtar.

Gazeta gjermane Bild raportoi se Red Bull Leipzigu është i gatshëm t’ia ofrojë Werder Bremenit 20 milionë euro për transferimin e Milot Rashicës gjatë afatit kalimtar të verës.

Tani, drejtori sportiv i klubit gjerman, Krosche, ka reaguar ndaj këtij lajmi, duke thënë se Rashica është lojtar interesant, por se ka edhe lojtarë të tjerë edhe më interesantë.

“Miloti është një lojtar interesant. Por, konsideroj se ka edhe lojtarë të tjerë më interesantë. Ne natyrisht që gjithmonë jemi të shqetësuar për skuadrën tonë të ardhshme”, ka thënë Krosche.

“Por, ka ende shumë kohë deri atëherë, përqendrimi ynë është te rinisja e ligës të shtunën”.

“Pas kësaj, ne do ta shohim se çfarë kushte dhe çfarë mundësi do të kemi, në mënyrë që të mund t’i qasemi kësaj teme me terma më konkretë”.

Rashica ka klauzolë për shkëputjen e kontratës së tij me Bremenin në vlerë prej 38 milionë eurosh, megjithatë kjo klauzolë thuhet se ulet përgjysmë nëse Bremeni bie nga Bundesliga.

Rashica ka luajtur në gjithsej 24 ndeshje gjatë këtij sezoni 2019/20, duke kontribuar me dhjetë gola dhe pesë asiste, mirëpo Bremeni rrezikon rënien pasi që radhitet në pjesën e fundit të tabelës së Bundesligës.

The post Drejtori i gjigantit gjerman: Rashica është lojtar interesant appeared first on RahovesNews.