Aksident i rëndë në Klinë, një i vdekur dhe tre të lënduar

aksident-i-rende-ne-kline,-nje-i-vdekur-dhe-tre-te-lenduar

Një person ka vdekur dhe tre të tjerë janë lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur sot në fshatin Gremnik të Klinës.

Në aksident kanë qenë të përfshira dy furgona dhe një traktor.

Këtë e ka konfirmuar për lajmi.net, zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës Fadil Gashi.

“Sot rreth orës 14:30 ka ndodhur një aksident në fshatin Gremnik të Klinës. Në aksident kanë qenë të përfshira dy furgona dhe një traktor. Si pasojë e aksidentit ngasësi i traktorit ka ndërruar jetë. Vdekjen e ka konstatuar mjeku kujdestar. Dy të lënduarit të ciët kanë qenë me viktimën kanë pësuar lëndime të rënda trupore dhe janë dërguar në Spitalin Rajonal”, ka thënë Gashi