Limaj ka shkruar se infermierët dhe në përgjithësi mantelbardhët, sot janë në vijën e parë të frontit në përballje me këtë virus të padukshëm.
“Andaj, institucionet e Kosovës e kanë për obligim që t’i trajtojnë me prioritet kërkesat e tyre, të cilat janë në funksion të një menaxhimi sa më të mirë dhe për t’ua bërë më të lehtë angazhimin e tyre drejt fitores së kësaj beteje me COVID-19”, ka shkruar ai.