Zyrtarja e AKR-së i kërkon Albin Kurtit të izolohet në konvikte

zyrtarja-e-akr-se-i-kerkon-albin-kurtit-te-izolohet-ne-konvikte

Vuniqi ka shkruar në Faebook se si kryeministër më mirë do të ishte të shkonte në karantinë në Qendrën e Studentëve.

“Si Kryeministër i zgjedhur “nga populli” dhe “për popullin” ndoshta do të ishte mirë që edhe ai të shkonte në Qendrën e Studentëve që të karantinohet dhe të bashkëndjejë “me popullin”. Biles tani do ta kishte më të lehtë sepse kohëzgjatja e qëndrimit është vetëm 7 ditë dhe nuk është më 14 ditë siç ishte deri para disa ditësh. Jam e sigurt që me këtë veprim do të fitonte edhe më shumë simpati “nga populli”, ka shkruar ajo. /Rahovecnews.net/