UEFA i jep sqarime FFK-së për ndarjen e fondeve të saj (Dokument)

uefa-i-jep-sqarime-ffk-se-per-ndarjen-e-fondeve-te-saj-(dokument)

Federata Evropiane e Futbollit, UEFA i është përgjigjur FFK-së në kërkesën e saj për ndarjen e fondeve ndaj federatave anëtare.

“UEFA nëpërmjet një shkrese drejtuar FFK-së e ka sqaruar situatën e fondeve të saj për federatat anëtare nëpërmjet programit HatTrick, duke u dhënë fund spekulimeve në media dhe rrjete sociale të disa personave nga klubet e futbollit në Kosovë, të cilët pretendonin për fonde nga UEFA, duke e keqinterpretuar Raportin Financiar të UEFA-s 2018/2019”, thuhet në njoftimin e FFK-së.

“Programi i HatTrick-ut u krijua për të ofruar mbështetje financiare për federatat anëtare të UEFA-s, duke mbështetur projektet zhvillimore në të gjitha nivelet brenda territoreve të tyre. Andaj, bazuar në këtë UEFA e ka dhënë edhe sqarimin shtesë”

Në faqen e FFK-së është publikuar edhe letra origjinal të cilën e gjeni më poshtë:

The post UEFA i jep sqarime FFK-së për ndarjen e fondeve të saj (Dokument) appeared first on RahovesNews.